Liria e shtetit tonë nuk përmbushet me coptimin e vendit!

Opinione

Liria e shtetit tonë nuk përmbushet me coptimin e vendit!

Nga: H.Rafuna Më: 23 tetor 2026 Në ora: 19:41
H.Rafuna

Sa e kanë për zemër “Lirinë e Kosovës” të gjithë ata politikanë shqiptarë, të cilët e deshtën madhështinë e tyre përpara ndërkombëtarëve, por në dëm të shtetit tonë?

Copëtimi i shtetit tonë, parasëgjithash bjen në kundërshtim me gjakun e derdhur ndër shekuj për këtë liri të kësaj pjese të kombit!

Sot, ata që mendojnë se “Liria e Kosovës” përmbushet ose përparohet vetëm me ndarjen dhe coptimin e vendit, janë pikërisht favorizuesit më të mëdhenjë të planeve ogurzeza të Serbisë mesjetare mbi shqiptarinë.

Pse atëhere, të gjitha diskutimet politike afatgjata dhe të ndjeshme për Ballkanin, lidhen me statusin e shtetit tonë, Kosovës, gjegjësisht pavarësinë e shpallur në vitin 2008?

Çfarë vlere ka ky integritet territorial i shtetit tonë, për PDK e 2015-tës me ish satelitët e LDK-s dha AAK-s, të cilët nuk bëhen kundërshtarët kryesor të ideve dhe planeve të gabuara të kohës kur ishin në pushtet, por i shpallin luftë Kryeministrit, Albin Kurti që të largohet nga pushteti?

Ku do të përfundojnë me këtë katastrofën e freskët për zh’bërjen e Gjykatës Speciale, për të cilën u krenuan kur e pranuen, sikurse që bënë festë “për marrëveshjen për turp” në Brukselin e 2015-ës?

Edhe pas të gjitha atyre gabimeve të ish qeverive, qeveria e sotme në pushtet, vazhdon rrugëtimin dhe diskutimet me ndërkombëtarët!

I kundërshton me të drejtë, e sankcionojnë pa të drejtë, por ky nuk ndalet dhe vazhdon të përnballet për më të mirën e shtetit!

Diskutimet e fundit të qeverisë tonë, me palën e BE-s, në tetorin e këtij viti u gërshetuan me të njëtat çështje politike dhe ekonomike për Kosovën dhe Ballkanin!

Pra, ishin disa detaje rreth qëndrueshmërisë ekonomike për minierat e Trepçës, statusin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) në negociatat me BE-në, por edhe projektet specifike të bashkëpunimit me Malin e Zi!

Qëndrueshmëria financiare e Minierave të Trepçës, u tha se është në pikën më të ulët kritike, kuptohet me përçarje të thella politike (Serbi-Kosovë), rënie të të ardhurave dhe mungesë akute të investimeve. Dihet se Minierat e Trepçës janë një nga komplekset më të rëndësishme industriale të plumbit, zinkut dhe argjendit në Evropë. Miniera ndodhet në veri të Kosovës, rreth 9 km në verilindje të Mitrovicës, pra në shpatet e maleve të Kopaonikut që quhet pjesa e Stan Tërgut!

Kompania është e ndarë në

njësinë Kopaonik-Leposaviç e cila kontrollohet nga Serbia dhe operon në kuadër të minierave Crnac dhe Belo Brdo, me rreth 900 punonjës!

Po ashtu u theksua se ardhurat nga shitjet e mineraleve të plumbit dhe zinkut ndër vite, kanë ra nga 12.7 milionë në 8.7 milionë euro! Por kjo njësi operon kryesisht në mënyrë të pavarur dhe nuk ndan asnjë statistikë të prodhimit me menaxhmentin kontrolluar nga Kosova!

Ndërsa, Miniera Stan Tërgut punëson më pak punëtorë (rreth 666 gjithsejtë në minierë dhe flotacion)!

Ministria e Industrisë së Kosovës ka paraqitur një plan ambicioz biznesi për të cilin mendohet se kjo minierë mund të gjenerojë rrethë 14 milionë euro të ardhura, por ekspertët e minierave i konsiderojnë këto plane jorealiste, përderisa flitet për krizë strukturore, grevat e punëtorëve për rritje të pagave si masa të menjëhershme. Pastaj u tha se Kompleksi i minierave është i ngarkuar me borxhe të vjetra dhe nuk ka investime të qëndrueshme dhe të drejtpërdrejta nga dhteti në infrastrukturë dhe makineri!

Pika tjetër e ndjeshme e cila ndikon rrënjësisht në mosfunksoinimin e shtetit tonë, ishte AKS, një nga pengesat më të madha për negociatat drejtë e BE-së, kinse për mos normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë!

A nuk është kjo përrallë me mbret për qeverinë tonë në pushtet?

I dërguari i rradhës nga BE-ja, Peter Sørensen, po përpiqet të rifillojë atë “vallen e vjetër” të negociatave të tupit, por qeveria e Kosovës refuzon si duhet , “me para në dorë” për kërkesat e BE-s, që Albini të paraqesë draft-statutin e vdekur të AKS -së në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim.

Fatmirësisht, kjo kërkesë nuk do të pranohet nga i njëjti Albin Kurt, përderisa dihet se Serbia do të kërkon që AKS të ketë pushtet sovran ekzekutiv mbi ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin, “si gjithënjë në përputhje me “marrëveshjen e turpit ” në Brukselin e vitit 2015!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të drejtë refuzon të japë këto kompetenca ekzekutive! Ai argumenton si gjithënjë, por me fakte të shkëlqyeshme, se një bashkim monoetnik, jo që shkel Kushtetutën e vendit, por do të bënte Kosovën shtet jofunksional, sikurse që është Republika Serbe në Bosnjë!

Pengesat për rrugën drejt BE-së, nga BE-ja dhe SHBA-ja vazhdojnë me të njëjtin presion, vetëm mbi Kosovën e sotme, thuaja se me Serbinë janë ra n’dakord!

Ndërsa këtu mbrenda në Kosovë, PDK dhe Aleanca, (këta trima me fletë shumë) e duan pushtetin me çdo kusht, nëse Albini nuk ua hjek kompetencat e Gjykatës Speciale të Haagës për Kosovën, sepse “ai ua pat dhurua ato kompetencat e gjyqësisë”!

Mungesa e këtij “progresi të gabuar” përpara ndërkombëtarëve, është më shumë se sa mbrojtje e dinjitetshme e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës nga qeveria dhe shqiptaria.

Për dallim nga marrëdhëniet e tensionuara midis Kosovës së lirë dhe politikës gjenocidiale të Serbisë, bashkëpunimin midis Kosovës dhe Malit të Zi , lexohet si një histori suksesi e cila u nxitë nga fondet IPA III të BE-së (Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit).

Ministritë e Financave, nga të dy vendet kanë nënshkruar së fundmi (tetor 2026) kontrata për 5.4 milionë euro (nga një kuadër total prej 8.4 milionë eurosh për periudhën 2021–2027) që të financojnë plotësisht 12 projekte konkrete bashkëpunimi ndërkufitar.

Projektet në fjalë lidhin 13 komuna të Malit të Zi (duke përfshirë Plavën, Ulqinin, Tivarin dhe Beranën) me 6 komuna të Kosovës perëndimore (duke përfshirë Pejën, Gjakovën, Istogun dhe Junikun).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat