Nuk është e tëra nga Vjosa Osmani, ja çfarë po paralajmërohet nga bashkëpunëtorët e presidentes

Politika

Nuk është e tëra nga Vjosa Osmani, ja çfarë po paralajmërohet nga bashkëpunëtorët e presidentes

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ditëve të fundit ka bërë bujë të madhe me vendimet e fundi.

Pasi është bërë publike nga mediat, se djali deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Pragë, ajo ndërmori menjëherë veprimet, duke e shkarkuar atë, si dhe tre konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë, shkruan “Bota sot”.

Konsujt e shkarkuar janë: Flakron Shala (Pragë), Blendi Kilaj (Lubjanë), Lindon Kqira (Shkup), dhe Halim Krasniqi (Tiranë).

Në njoftimin për media thuhet se Osmani e ka marr këtë vendim në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore.

“Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në njoftimin e presidencës, shkruan “Bota sot”.

Lidhur me këtë vendim, pati reagime të shumta, si nga persona e apostrofuar dhe nga opinioni publikë.

Njëri ndër ta, deklaroi publikisht se nuk e njeh e as nuk e përfill vendimin e Osmanit.

Sipas, Lindin Kqira, konsull në Maqedoninë e Veriut, ky vendim i Osmanit është “tendencioz, arbitrar, vendim politik dhe përçarës, e mbi të gjitha është antikushtetues dhe i pa presedan në diplomacinë e Kosovës”.

Ndërkaq, sot Osmani ka marrë edhe një vendim tjetër. Ajo ka pezulluar të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Në pikën e parë të vendit thuhet se: “Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”

Në pikën e dytë të vendit thuhet se: “Ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”.

Ndërkaq, pika e tretë tregon se ky vendim hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Ky vendim i Osmanit i është dërguar sekretarit të Zyrës së Presidentit, dhe Administratës, shkruan “Bota sot”.

Çfarë po paralajmërohet nga bashkëpunëtorët e Osmanit?

Lendrit Iljazi, zyrtari i lartë ekzekutiv i stafit të kabinetit të u.d të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të vazhdojnë vendime të tilla sikur ky i fundit.

Ndërkaq, Egnesa Vitia, menaxhere në zyrën e Osmanit, në një postim në Facebook, duke e shpërndarë vendimin për shkarkimin e katër konsujve, shkruar në gjuhën angleze “Who's next?”, që në gjuhën shqipe do të thotë “kush është në rendë”.

Siç duket, këto nuk do të jenë vendimet e vetme që do të merren nga Osmani si ushtruese e detyrues së presidentes, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat