Tomë Gashi: Pse nuk u burgos para formimit të Qeverisë Hoti, Etem Arifi?

Politika

Tomë Gashi: Pse nuk u burgos para formimit të Qeverisë Hoti, Etem Arifi?

Nga: D.B. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Tomë Gashi

Në ditët në vijim, pritet të bëhet i ditur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti, lidhur me votën e deputetit Etem Arifi. Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, dje pas seancës dëgjimore për këtë çështje.

E në lidhje me këtë avokati Tomë Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo nuk mund të sjell vendim tjetër të drejtë dhe të ligjshëm përveç se të aprovoj kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që votën e tij ta shpall NUL- të pavlefshme ngase vota e tij ishte vota e 61 për qeverinë Hoti dhe me shpalljen NUL të kësaj vote qeveria Hoti do të bie apo edhe mund të mbetet si qeveri në detyre.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese me aktgjykim të vendos që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme të cilat dihet se do ti fitoj Lëvizja Vetëvendosje.

“Duhet të dihet se për dënimin me burg të deputetit me burg të deputetit Ethem Arifi, parlamenti i Kosovës e morri vesh në maj të këtij viti, me kërkesë të kryetares Vjosa Osmani, dhe më herët nuk ishte ditur se ky deputet ka qenë i dënuar me 15 muaj burgim. Vota e tij ishte vendimtare për formimin e qeverisë Hoti dhe me shpalljen nul të votës së tij”, ka thënë avokati Gashi.

Ai konsideron se gjithçka duhet të kthehet në pikën zero dhe atë jo nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 por nga zgjedhja e presidentit Hoti e tutje, sepse vota e tij ishte e kundërligjshme por vendimtare që Hoti te jete kryeministër i Kosovës .

“Vota e tij ka qenë përcaktuese për Qeverinë Hoti, pasi ka qenë vota e 61.Dhe mbetet e pa qartë se përse ai nuk është dërguar në burg para datës 3 qershor, kur u themelua Qeveria Hoti”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat