Jo president nga pazaret e luftërat politike, publicisti tregon si të veprohet me këtë post

Politika

Jo president nga pazaret e luftërat politike, publicisti tregon si të veprohet me këtë post

Nga: G.B Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Ilustrim

Posti i presidentit ka filluar të diskutohet prej kohësh dhe vazhdon të jetë çështja më aktuale.

Të gjitha partitë duan që ta kenë këtë post dhe madje ka pasur kërcënime për rrëzim të qeverisë.

Kjo ka ardhur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili insiston se ai duhet ta ketë postin e presidentit dhe për këtë ka qenë më i zëshmi.

Në anën tjetër, PDK ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të votojnë një kandidat tjetër, përpos kandidatit nga partia e tyre.

Ndërsa LDK ka thënë se është koha që presidenti t’i takojë atyre.

Image
Fadil Lepaja

E partitë kanë thënë se nëse nuk arrijnë të pajtohen për këtë post, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Lidhur me këtë, publicisti Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjedhjet janë të domosdoshme, pasi institucionet e kanë humbur legjitimitetin dhe partitë kanë pësuar ndryshime.

“Mendoj se zgjedhjet janë të domosdoshme pasi jo vetëm institucionet e kanë humbur legjitimitetin por edhe partitë kanë pësuar ndryshime jo vetëm kuadrovike”, është shprehur ai.

Sipas Lepajës, presidenti duhet të dalë nga përbërja e re e parlamentit si rezultat e pazareve as luftërave por të jetë një figurë integruese.

“Presidenti duhet të dali nga përbërja e re e parlamentit dhe nuk duhet të vie si rezultat i pazareve as luftërave por të jetë një figurë mbi partitë dhe integruese, përtej shumicës së thjeshtë parlamentare”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat