Opozitari serb: Pozita e Serbisë ndaj Kosovës po keqësohet dita ditës

Politika

Opozitari serb: Pozita e Serbisë ndaj Kosovës po keqësohet dita ditës

Nga: B.S. Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:09
Nebojsha Zelenoviq

Kryetari i partisë opozitare serbe "Bashkë për Serbinë" (ZSS) Nebojsha Zelenoviq ka vlerësuar se pozicioni i Serbisë në "zgjidhjen e çështjes së Kosovës" po keqësohet përditë dhe se "është interes shtetëror që të arrihet zgjidhja në afat sa më të shpejtë".

Në një prezantim të politikës "Tri pikat", ai ka thënë se qytetarëve të Serbisë duhet ofruar "politikë të qartë, konkrete e të ndershme", e cila "do t'ua kthejë besimin dhe se në Serbi është i mundur ndryshimi dhe jeta e mirë".

Sipas kumtesës së tranmestuar nga mediat serbe, kjo parti angazhohet për Serbinë në Perëndim:

"Serbia në Perëndim nënkupton një ekonomi të fortë, investime të reja, punë dukshëm më të paguara, mbrojtje shumë më të mirë shëndetësore dhe sociale, arsim më të mirë, mjedis më të shëndetshëm... Fytyra të reja në politikë, njerëz të rinj që nuk janë përgjegjës për mundësitë e humbura dhe nuk kanë barrë të kaluar, për ndërtimin e një besimi të ri ”, tha Zelenoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat