Lufta për postin e presidentit, analisti parashikon zgjidhjen e madhe: Ky duhet të jetë kreu i shtetit

Politika

Lufta për postin e presidentit, analisti parashikon zgjidhjen e madhe: Ky duhet të jetë kreu i shtetit

Nga: G.B Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Ilustrim

Pothuajse të gjitha partitë e duan postin e presidentit.

Secila thotë se ky post i takon asaj dhe madje u kërkuan edhe vota nga njëra tjetra për këtë post.

E nëse nuk arrijnë të pajtohen për këtë, partitë kanë thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri ka thënë për gaztën "Bota sot" se përvoja e hidhur me rastin e zgjedhjes president të Hashim Thaçit, na ka mësuar se duhet dhënë fund manipulimeve dhe se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nga vota e popullit.

"Përvoja e hidhur e deritanishme me katapultimet e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm në postin e të parit të shtetit, përmes pazareve të pista të partive politike, siç u veprua kohë më parë me kuislingun Hashim Thaçi, i cili për shkak të interesave të veta të ngushta personale e qoi vendin buzë katastrofës, ndarjes dhe shuarjes totale të shtetësisë së Kosovës, na ka mësuar se është koha e fundit që për tu dhënë fund manipulimeve të partive të degjeneruara politike, vendi pikësëpari duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje të reja për legjitimimin e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore, kurse zgjidhja e presidentit, duhet medoemos të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe vetëm me votën e lirë të popullit të Kosovës", është shprehur ai.

Image
Gani Qarri

Sipas Qarrit, për këtë pozitë që nga paslufta gjithmonë është shkelur mbi vullnetin e qytetarëve dhe kurrë nuk janë informuar për kalkulimet e bëra.

"Madje duke pasur parasysh faktin se çështjen e postit të presidentit e cila është më aktualja kohët e fundit dhe secila parti dëshiron ta ketë për vete, duke kërkuar edhe votat e partive tjera, që nga paslufta e këndej, pikërisht për këtë pozitë të rëndësishme, gjithmonë është shkelur me të dy këmbët mbi vullnetin e qytetarëve, është manipuluar sistematikisht me votat e tyre dhe votuesi nuk është informuar kurrë për kalkulimet politike që bënin kokë më vete partitë vendore me postin e të parit të shtetit, tanimë është momenti vendimtar për tu dhënë fund këtyre manipulimeve të partive të degjeneruara me postin e presidentit, për të rikthyer besimin në popull, tejkaluar krizat e krijuara politike dhe sociale në vend, duke e zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve një figurë unifikuese politike dhe kombëtare në postin e të parit të shtetit", ka vlerësuar Gani Qarri.

Ai shton se në krye të vendit duhet të jetë një figurë e pastër unifikuese dhe të respektohet vota e qytetarëve, por fillimisht të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për këtë.

"Kurse në mënyrë që në krye të vendit, vërtetë të vije një figurë e pastër unifikuese dhe që vota e qytetarëve të respektohet në plotëni e të mos mbetet më vend për manipulime dhe retorik kalkuluese mediatike, duhet të formohet urgjentisht një komision shtetëror edhe për ndryshimet e nevojshme kushtetuese plotësimin e ligjeve dhe ndryshimin e sistemit qeverisës nga ai parlamentar, në atë presidencial, ashtu siç është në Fuqinë më të madhe demokratike të botës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shembulli më i mirë, që besimi i popullit, njëjtë si atje, edhe tek ne, do të ishte më i madh në personalitetin e zgjedhur drejtpërsëdrejti me votën e lirë të qytetarëve, për president të vendit", ka deklaruar Qarri.

Ai shton se është koha që më të mos u lihet vend manovrimeve të figurave të degjeneruara politike dhe presidenti të bëhet si në SHBA, nga populli.

"Kështu që, veçanërisht momentet aktuale dramatike nëpër të cilat po kalon Kosova, e bëjnë të patejkalueshme nevojën, që të mos u lihet më vend manovrimeve të figurave të degjeneruara politike dhe kalkulimeve të partive aktuale, dhe presidenti të mos zgjidhet më sipas dëshirës dhe kushtëzimeve ndërpartiake, por të bëhet zgjedhja e drejtpërdrejtë e tij, me vullnetin e qytetarëve dhe votën e lirë të popullit të Kosovës, njëjtë siç u zgjodh edhe Joe Biden në SHBA", ka thënë ai.

Qarri më tej thekson se këtë nevojë e kanë shtuar zhvillimet e reja së fundmi në Kosovë, pasi figurat e degjeneruara politike e kanë futur vendin në kaos total.

"Vet zhvillimet më të reja, që kanë ndodhur kohën e fundit në Kosovë shtrojnë nevojën e domosdoshme të zgjedhjes së drejtpërdrejtë nga populli të një figure të pastër intelektuale dhe unifikuese për president të vendit, pa u lënë më vend manipulimeve të mafiooligarkistëve dhe kalkulimit të figurave të degjeneruara politike të cilat e kanë futur Kosovën në këtë gjendje kaosi total dhe izolimi të plotë, duke ia mbyllur të gjitha rrugët drejtë integrimit në Bashkimin Evropian", është shprehur ai.

Sipas tij, personave të tillë që e kanë kapur shtetin për vite, tu mos u lejohet të kandidojnë dhe të mos kenë të drejtë të kenë poste të larta shtetërore, secili person me të kaluar kriminale.

"Madje, duke pasur parasysh faktin e kapjes shumëvjeçare të shtetit, dhe vendosjen e figurave të dyshimta në pozitat më të rëndësishme shoqërore e politike të vendit, duhet rritur e zgjeruar edhe kompetencat e presidentit, në mënyrë që personat e korruptuar dhe segmentet e kriminalizuara politike, jo vetëm të mos guxojnë më të kooketojnë me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar, siç kanë vepruar lirshëm dhe pa fije droje deri më tani, por tu mohohet edhe e drejta e kandidimit dhe të mos u epet “viza” nga vet presidenti, për poste të larta politike dhe shtetërore, secilit person të dyshimtë dhe me të kaluar kriminale", ka përfunduar Gani Qarri për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat