Lista “surprizë” e Vetëvendosjes, profesori vlerëson lartë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Politika

Lista “surprizë” e Vetëvendosjes, profesori vlerëson lartë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Nga: A.Morina Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:38
Foto Ilustrim

Sot, subjektet politike i kanë dorëzuar listat me kandidatët për deputetë nga radhët e tyre, për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan "Bota sot".

Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti që befasoi më së shumti me përzgjedhjen e kandidatëve të saj për deputetë.

Avni Dehari, babi i të ndjerit Astrit Dehari, Vasfije Krasniqi, gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi dhe aktorja Adriana Matoshi ishin disa nga emrat më të befasishëm në këtë listë.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar kandidatë “surprizë” të Vetëvendosjes.

Mehazi e vlerësoi lartë listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, duke thënë se lista përmban kandidatë me vlerat të larta politike, intelektuale dhe morale.

“Tani më e kemi të njohur listën e 110 kandidatēt për deputetë të LVV-së. Është një listë politikanësh, intelektualësh të profileve të ndryshme, artistësh e analistësh, një listë e kandidatëve të zgjedhur me vetëdije të lartë politike e intelektuale, me pastërti morale e kombëtare, grup i mrekullueshëm e pa  konkurrencë që besojmë se do shmangin politikën zhvatëse njëzetvjeçare”, theksoi Mehazi.

Profesori tha se lista e Vetëvendosjes është e kombinuar në tri grupe politike. Mehazi shtoi se ajo  përmban anëtarë me përvojë politike në VV, ka një grup të guximshëm prej pesëmbëdhjetë deputetëve të Vjosa Osmanit dhe ka aderime të befasishme që e meritojnë të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosja është e kombinuar fuqishëm me anë të tre grupeve politike: një, të anëtarëve besnikë e me përvojë të madhe politike të LVV-së në krye me Albin Kurtin, dy, me grupin e guximshëm të pesëmbëdhjetë kandidatëve për deputetë të Vjosa Osmanit në krye, tre, të  aderimeve të befasishme e të papritura të cilët me plotëkuptimin e fjalës e merritojnë të jenë deputetë të një partie të pastër e të pakurruptuar sikurse që është LVV-ja”, potencoi Mehazi.

Ai vlerësoi lartë këto aderime të papritura të Vetëvendosjes, duke i veçuar disa prej tyre, si Avni Deharin, Vasfije Krasniqin, Shqipe Selimin, Liri Loshin, Armend Mujën, etj.

“Ato janë: gruaja më e sakrifikuar e Kosovës gjatë luftës Vasfije Krasniqi, e cila merriton të votohet!, nëse nuk e merriton babai i Astrit Deharit të vrarë, Avni Dehari atêherë kush tjetër e merriton të bëhet deputetë?! Po sa mençuri ka treguar Albin Kurti me gruan e Rexhep Selimit të cilën e ka vë në listë për deputete, aty është dhe analisti Armend Muja, mjeku i ish-UÇK-së Liri Loshi, Hysamedin Ferraj, personalitete të njohura në Kosovë që me shkrimet e tyre të logjikshme e të fuqishëm kanë kundërshtuar të keqen e të shëmtuarën politike njëzetvjeçare”, nënvizoi Mehazi.

Në fund, profesori shprehi urime dhe suksese për kandidatët deputetë të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Një listë e mrekullueshme deputetësh që do dalin me duart e pastërta para qytetarëve për të kërkuar votën e tyrë, për LVV-në. Urime e suksese kandidatëve për deputetë të LVV-së! Urime e suksese Albin!”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat