Mulliqi: Nuk ka logjikë që Osmani të jetë bartëse e listës së VV-së

Politika

Mulliqi: Nuk ka logjikë që Osmani të jetë bartëse e listës së VV-së

Nga: A.M. Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:26
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti politik, Skënder Mulliqi, e ka komentuar vendimin e KQZ-së, ku Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ai këtë e quan vendim arbitrar, duke treguar se kush qëndron mbrapa tij.

“Vendimi i KQZ për mos lejimin e Kurtit që të jetë kandidat për deputet, është vendim  arbitrar, është më shumë vendim politikë, se sa i karakterit të mirëfilltë ligjor. Valdete Daka duket se është e ndikuar nga politika ditore kur bën veprime të tilla. Pas gjithë këtyre marifeteve jo të mira politike, qëndrojnë forcat reaksionare, të cilat nuk po e pranojnë realitetin se koha e tyre në politikë po përfundon. Ende po mendojnë që me vendime të paqena gjyqësore, ose me vendime dualiste të veprimit të qesin pengesa të ndryshme, për t`i parandaluar proceset zhvillimore, për t`i parandaluar ata që kanë shprehur vullnetin për të punuar mirë dhe ndershmërisht për shtet . Është turpëruese të amnistohen gjëra të tilla, madje edhe të karakterit gjyqësor, që të pengohen proceset demokratike, kur dihet se ato janë ta pandalshme. Ti kthehemi pak temës konkretisht”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mulliqi ka treguar se kush a do të duhej të ishte bartës i listës së VV-së , Konjufca apo Osmani.

“Nëse edhe PZAP, merr vendim të njëjtë, atëherë, kjo do të ishte një tjetër padrejtësi e madhe. Bartësi i listës të VV mua me duket se do të ishte dashur të jetë, Glauk Konjufca. Disa mendojnë se ndoshta bartëse e listës duhet të jetë, Vjosa Osmani e Listës. Unë mendoje se kjo nuk ka logjik kur dihet se Lista e Vjosës ka hyre në kuadër të listës të LVV. Vjosa nuk ka subjekt politike dhe për atë edhe nuk ka mundësi të jetë bartëse e listës në vend të Kurtit, në këtë rast. Ky vendim i pamatur i KQZ dhe paragjykimet e ndryshme që të pengohet LVV për ta marr pushtetin, do të bien në ujë me 14 shkurt, me plebishitin popullor”, ka deklaruar Muqlli.

Më fund, ai ka theksuar se VV-ja dhe Lista e Osmanit do të triumfojnë bindshëm.

“Rejtingu politike LVV edhe Albin Kurtit si kryeministër i ardhshëm, sigurisht se po rriten gjithnjë e më shumë, duke bërë që ai dhe partia e tij, të triumfojnë shumë bindshëm me Listën e Osmanit. Vullnetin e popullit për ndryshime pozitive në Kosovën e varfëruar nga kastat në pushtet, nuk ka kush që mund ta ndalon”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat