Publicisti nga Shqipëria: Ja çka është Republika e Tretë, e paralajmëruar nga Vetëvendosje

Politika

Publicisti nga Shqipëria: Ja çka është Republika e Tretë, e paralajmëruar nga Vetëvendosje

Nga: P.R Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:37
Albin Kurti

Albin Kurti e kishte paralajmëruar vite me parë, por tani është anëtari dhe përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ai që e ka paralajmëruar menjëherë pas zgjedhjeve ndërtimin e Republikës së Tretë.

“Alternativë tjetër s'ka: Pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojmë ta ndërtojmë Republikën e Tretë!”, ka shkruar Sallahu në faqen e tij në facebook.

E kjo ka nxitur reagimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafës, i cili ka pyetur se çfarë është Republika e Tretë sipas Vetëvendosjes.

“Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tone”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Por kur është pyetur lidhur me deklaratën e Mustafës, Albin Kurti është përgjigjur shkurt duke thënë se nuk ka mundësi t’i ndjek deklarimet e të tjerëve.

E kundër paralajmërimit të Vetëvendosjes, shprehet edhe analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

“Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron shpalljen e një Republike të re në Kosovë pas zgjedhjeve. Shumë njerëz nuk e vënë re, të tjerë nuk thellohen, nuk e vrasin mendjen se çfarë është kjo kambanë, për kë bie kjo kambanë, çfarë paralajmërohet me këtë republikë të tretë, për kë dhe e kujt do të jetë kjo republika e tretë. Republika e tretë, Republika e Albinit, Republika e hamamit, Republika e të majtës së Albinit, Republika e socialdemokracisë, Republika e tretë titiste, vetëqeverisëse, vetadministruese nën udhëheqjen e Serbisë”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Analisti Shahu hedh kritika të ashpra ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

“Albin Kurti është politikani pa asnjë kontribut ne ngritjen e shtetit të Kosovës as në luftë as në paqe përveç që ka gjuajte me gurë dhe ia ka thye xhamat shtetit sa herë ka dashtë. Por i kompleksuar nga njerëzit e ditur dhe me kontribute konkrete me libra, botime, grada shkencore, tituj etj, që ka në partine e tij, Albini hedh lartë e poshtë teza sikur ai është pula që bën vezë me tre të kuqe. Duke mashtruar njerëzit se do të shpallin e do të bëjnë apo krijojnë republikë të re, vetëvendosësit që nuk kanë fuqi të vendosin asgjë, nuk kane cipe. Janë të tjerë njerëz që e kanë hipotekën e Kosovës para VV”, thekosn Shahu.

“Mund të fitojë zgjedhjet e radhës VV, por nuk do të thotë se fiton Kosovën se nuk ka dalë Kosova në ankand. Mund të marrë ai 200 mijë vota si herën e kaluar, por Kosova ka rreth 2 milionë vota dhe nuk mundet që qeveria të caktoje apo diktojë vullnetin e popullit, të anulojë republikën e të shpallë rebublikë të re. Ka njerëz që kanë derdhë gjak për Kosovën dhe janë gati sërish me derdhë gjak, e Albini nuk prek armë me dorë se nuk e ka prekë kur ishte koha e ishte djalë i ri, pasi ai është paqësor dhe kundër luftës për lirinë e Kosovës. Të paktën të thoshte atëherë se e mbështes luftën e NATO-s dhe UÇK-së për lirinë e Kosovës e te mos hiqej si engjëll që është kundër luftës”, deklaron më tej analsiti dhe publicisti Rexhep Shahu.

Por çfarë do të thotë për Shahun “Republika e Tretë” e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje?

“Republike e re do të thotë që vendimet e partitë së Albinit te jenë mbi ligjet e shtetit, mbi kushtetutën. Republike e re do të thotë të krijohet një shtet si i Enver Hoxhes ku partia ishte në komandë e udhëheqje e jo ligji. Vendimet e Enver Hoxhes, vendimet e partisë ishin ligj dhe me to dënoheshin njerëzit edhe me burg. Shenjat janë për Republikën e re, pasi vendimet e gjykatës kushtetuese të Kosovës Albini e VV i quan më të parëndësishme se sa vendimin e partisë së tij që Albini edhe pse i dënuar duhet të bëhet deputet dhe numri 1 në listën e partisë së tij. Republika e re është që për një deputet të dënuar të rrëzohet qeveria por qeveria e një kryeministri të dënuar, sic ishte Albini i dënuar, të mos rrezohet. Me dy standarde. Republika e re është si në Shqipërinë e Enverit e të Ramizit ku dominonte parulla e filozofia Partia – Shqipëria, pra e para është Partia e dyta Shqipëria”, thekson Shahu për “Bota sot”, duke kritikuar vendosjen e shiritave të kuq nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

po u tregon njerëzve që do të ndërtojë pushtetin e diktaturës enveriste në Kosovë dhe njerëzit e dëgjojnë, dhe edhe e përkrahin, i dalin ne mitingje, sic i pashë sot me 10 shkurt në Shatërvan në Prizren rreth 200 njerëz me zemra plastike të kuqe në duar si flamuj. Lidhin shirita të kuq drurëve dhe e shesin si estetike, japin shembuj të ndryshëm se nuk është gjë e keqe. Le të lidhin drutë me të kuqe në bahqet e tyre por jo pasurinë publike. Ata i duan drurët e shëtitores me shirita te kuq, por disa të tjerë nuk i duan, atëherë pse e bëjnë këtë terror të kuq. Qytetarët duhet ta dinë në Kosovë se nuk po vjen fshehtas terrori i shallave të kuq, por po demonstron republikën e re në sytë e të gjithëve dhe serish njerëzit nuk reagojnë. A thua se është harruar republika e Kosovës nën Serbi, republika socialiste e Kosovës nën Serbi, ku partia bënte e urdhëronte gjithçka”.

Për fund, analisti Shahu thotë se Vetëvendosje duhet të jetë në Kuvend, por jo ta ketë pushtetin.

“VV duhet votuar, të jetë në Kuvend, por jo të ketë vota që të jetë në pushtet, sepse me filozofinë dhe aventurizmin që ka do të tentoje ta çmontojë shtetin aktual të Kosovës që është ngritë me gjak shqiptaresh. VV ka njerëz të zotë, njerëz të aftë, por Albini i shkel me këmbë të gjithë dhe del si karikaturë diktatori. I din Albini këto punë, të thonë, e din Albini programin, ai e din se çfarë do të bëhet me bisedimet shqiptaro – serbe, çfarë do të bëhet me Amerikën, çfarë do të bëhet me diellin e me shiun”, përfundon Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat