Këto janë deputetet më të votuara të partive politike

Politika

Këto janë deputetet më të votuara të partive politike

Nga: A.M. Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:45
Zgjedhjet

Lëvizja Vetëvendosje,  ka siguruar 58 deputetë, ku prej tyre janë 22 gra.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës e cila do t`i ketë 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës,  6 prej tyre do t`i takojnë gjinisë femërore, shkruan “Bota sot”.

Partia tjetër e cila do t`i ketë  vetme 5 gra është Lidhja Demokratik e Kosovës.

Kurse,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do ta ketë numrin më të ultë të grave përfaqësuese në Kuvend.

Pra, nga AAK-ja do të jenë vetëm 3 gra.

Por, si renditen këto gra në rezultatin e votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan “Bota sot”.

Në listën fituese të Vetëvendosjes,  në 10-shen e parë janë të renditura katër gra, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Vasfije Krasniqi,  dhe Mimoza Kusari.

 Duke theksuar këtu, vetëm Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota, përndryshe është personi më i votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Fatkeqësisht, në PDK në 10shen e parë nuk ka asnjë grua, shkruan “Bota sot”.

Ish deputetja, Eliza Hoxha është renditur e 11-ta, duke dalë kështu gruaja më e votuar e kësaj partie.

Renditje përafërsisht e njëjtë është edhe në LDK.

 Ministrja në largim, Hikmete Bajrami është e listuar e 6-shta, duke marrë mbi 12 mijë vota.

Ndërkaq, e 12-ta është Marigona Geci, e cila është votuar mbi 6 mijë herë, shkruan “Bota sot”.

Një parti tjetër, është AAK-ja,  e cila në 5-shen e parë ka të renditur deputeten “veteran “ e kësaj partie Time Kadrijaj.

Image
VV
Image
PDK
Image
LDK
Image
AAK
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat