“Taktika e Haradinaj-Stublla”, analisti tregon se çfarë fshihet pas saj

Politika

“Taktika e Haradinaj-Stublla”, analisti tregon se çfarë fshihet pas saj

Nga: M.H Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:16
Meliza Haradinaj-Stublla

Zgjedhjet e 14 shkurtit mbeten ende një temë e papërfunduar. Kjo për shkak se skandalet e kësaj dite u vunë në pah ditë më parë. Përmes një video incizimi të bërë ditë më parë nga mediat, u pa se pati manipulime dhe blerje të votave brenda partive.

Ishte kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla e cila kësaj radhe u bë temë diskutimi.

Sipas kësaj video, bashkëshorti i saj ka kërkuar blerjen e votave për Haradinaj-Stublla.

Kjo padyshim që ngjalli reagime të mëdha, e cila rezultoi gjatë ditës së sotme me dorëheqjen nga posti i ministres së punëve të jashtme dhe nga anëtarësisë në AAK.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se dorëheqja e Melizës është vetëm akt për t’i ndaluar sulmet ndaj saj.

Image
Faton Mehmeti

Po ashtu, analisti thotë se nëse qeveria aktuale nuk do t’i kishte ditët e fundit, atëherë Haradinaj-Stublla nuk do të jepte dorëheqje asnjëherë.

“Si akt i dorëheqjes është për tu përshëndetur, ndonëse në rrethana tjera Meliza s’do jepte dorëheqje. Duke ditur se qeveria aktuale është në ditët e fundit, Meliza dha dorëheqje për të ulur sulmet ndaj saj. Nëse qeveria aktuale s’do ishte në ditët e fundit, ju garantoj se Meliza s’do jepte dorëheqje, të kujtojmë se është po kjo zonjë të cilës iu konfirmua dënimi me burg me kusht dhe nuk dha dorëheqje”, u shpreh Mehmeti.

Në fund, analisti thekson se ky akt i Melizës është taktikë e më shumë akt moral, mirëpo që është akt i duhur edhe pse me vonesë.

“Kjo dorëheqje është taktikë e zbutjes së sulmeve ndaj saj, më tepër se akt moral .Gjithsesi, dorëheqja është akt i duhur edhe pse me vonesë, pasi Meliza është dashur të jep dorëheqje qysh kur doli incizimi”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat