Lirimi i masave, analisti: Vendimi për mbyllje u tregua të ketë qenë i gabuar

Politika

Lirimi i masave, analisti: Vendimi për mbyllje u tregua të ketë qenë i gabuar

Nga: A.SH Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:58
Qeveria e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitia, liroi masat të cilat i kishin marrë dy javë më parë.

Kjo i sillet dëm më së shumti ndaj gastronomëve të Kosovës të cilët kishin paralajmëruar edhe protesta nëse masat nuk do të liroheshin.

Analisti Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka hedhur kritika në drejtim që Qeverisë duke thënë se, ajo nuk ka ndonjë program politik.

Sipas tij, vendimi për mbyllje u tregua të ketë qenë i pa bazuar në ndonjë studim dhe i gabuar.

“Qeveria Kurti, tashmë është bërë e çartë se nuk posedon me ndonjë program politik. Aq më pak me ndonjë plan se si mund të luftohet pandemia, përkatësisht të nxirret vëndi nga kriza, qoftë ajo shëndetësore, qoftë ekonomike e sociale. Është vërtetë për keqardhje se si një qeveri, e cila vëtëm para një viti ishte në pushtet kur edhe filloi lufta globale me pandeminë COVID-19 dhe, pas afërsisht dhjetë muajsh në opozitë, nuk ka hartuar ndonjë plan se si të luftohet, pos që ka vazhduar me mënyrën që e patën lënë me rënien e qeverisë se tyre, përkatësisht braktisjes së institucioneve. Ministri Vitia, filloi pikërisht aty, ku edhe e pati lënë. Mbyllje dhe paralizë shoqërore dhe mbajtjen e sa më shumë konferencave për media si mjet propagandues për publikun. Pasi që vendimi për mbyllje u tregua të ketë qenë i pa bazuar në ndonjë studim dhe i gabuar, aq me shumë i kundërshtuar nga masat, u mor vëndim që të hiqet, me arsyetimin se kin se ka dhënë ca rezultate. "Rezultate" të cilat nuk janë evidente, pasi që me pakësimin e testimeve, nuk nënkupton që ka rënë edhe numri i infektimeve”, ka thënë Duhanaj.

Tutje ai shprehet se, ata dhe paritët tjera bën fushatë në ambiente të mbyllura duke ndikuar që numri i infektimeve të rritet dukshëm.

Aq më e pakuptimtë ishte mënyra e argumentimit, duke u munduar që të gjithë frymën negative karshi qeverisjes dhe covidit, t'ia adresojë periudhës dhjetëmuajshe të Qeverisë Hoti, duke cilësuar që në atë kohë janë bërë gabime të mëdha. Është vërtetë për keqardhje se si një klasë politike është kaq destruktive karshi vendit dhe qytetarëve siç bëri partia Vetëvendosje. Ata me rënien e qeverisë së tyre, i hoqën të gjitha masat, madje një mbyllje totale e përfunduan me një protestë masive për ta vazhduar me braktisjen, përkatësisht lënien e institucioneve bosh. Ata për dhjetë muaj, sabotuan çdo përpjekje të Qeverisë, qoftë edhe duke kundërshtuar ligjet që vetë i kishin sponsorizuar. Ata bënë fushatë dhjetë mujore duke politizuar me pandeminë dhe duke përçarës shoqërinë, me ç'rast edhe duke mos përfillur masat ndaj pandemisë në asnjë moment, duke mbajtur tubime në oda e ambiente të mbyllura. Në kohën e fushatës këtë praktikë e bënë të gjithë bashkë dhe ndikuan që numri i infektimeve të rritet dukshëm.

Ai bënë thirrje opozitës të bëhet më e e ‘gjallë’ dhe ta ngrisin zërin e tyre.

“Tani, pritshmeritë janë që numri të pësojë një rënie dhe, VV duke ditur këtë fakt, mori vendim për ta mbyllur vendin me qëllim që ta shes si sukses. Ky nuk është sukses, sepse masat dhe ndikimi i tyre, mund të maten vetëm pas një kohe të caktuar. Aq më pak nuk mund të caktohet si sukses varianti i zvogëlimit të numrit të testimeve me qëllim zbritjen artificiale të numrit të infektimeve. Pra, ajo çfarë është në dukje të qartë, është se kemi një Qeveri populiste, pa plan e pa program. Të vetmin mekanizëm e ka populizmin, përmes mediave, dhe sfilatat, nga mbledhjet e Qeverisë në konferencat mediatike. Është koha dhe momenti i fundit që opozita të bëhet e gjallë, të ngrisin zërin në mënyrë që kjo Qeveri të reflektoj, sa është pa u bërë shumë vonë”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat