Abdixhiku tha LDK-ja do të jetë opozitë e reformuar, analisti komenton vendimet e fundit të këtij subjekti

Politika

Abdixhiku tha LDK-ja do të jetë opozitë e reformuar, analisti komenton vendimet e fundit të këtij subjekti

Nga: N. H Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:25
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të kësaj partie.

Ai ndër të tjera ka thënë se LDK-ja do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar dhe një alternativë kredibile. Por sipas tij, mbi të gjitha LDK-ja do të jetë një organizatë politike që pasuron radhët e veta me njerëzit më të mirë të vendit.

Sipas Abdixhikut, rruga përpara është e gjatë por hapat e tyre janë të sigurt.

“Në këtë balancë të për bashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh”, ka deklaruar Abdixhiku.

Lidhur me vendimet e fundit të LDK-së, ka folur njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e Abdixhiku ka filluar të bëjë reforma rrënjësore.

Image
Islam Krasniqi

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar ndërtimin strukturave të saj duke bërë ndryshime dhe reforma rrënjësore brenda partisë, duke formuar edhe komisione dhe departamente për t’i evituar dhe qasur problemeve të cilat i kanë përcjellur viteve të fundit”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Madje, Krasniqi shprehet se këto vendimet të LDK-së janë të qëlluara, dhe që mund t’i shërbejë së për t’u kthyer atje ku ishte më parë.

“Besojë së këto veprime janë të qëlluara pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur nevojë për reforma në terë strukturat e saj, duke filluar që nga qendra, gjithashtu edhe nëpër të gjitha degët e saj. Kjo do t’i shërbejë LDK-së për t’u kthyer atje ku ishte më parë, pasi që kësi reforma s’kemi pasur akoma në klasën politike duke ju dhënë apo besuar drejtimin e partisë klasës së re politike”, ka përfunduar njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat