“Sinjale të reformimit të thellë të LDK-së”, Lumir Abdixhikut i vjen mbështetja e radhës

Politika

“Sinjale të reformimit të thellë të LDK-së”, Lumir Abdixhikut i vjen mbështetja e radhës

Nga: P.R Më: 20 prill 2021 Në ora: 20:21
Lumir Abdixhiku

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj gjatë ditës së dijshme ka marr vendim që të Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK, dhe në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike, propozime këto të kryetrarit të sapo zgjedhur, Lumir Abdixhikut.

E këto dy vendime të kryesisë së LDK-së, ish kryetari i LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, i sheh si pikë kthese në rikthimin e LDK-së.

“Nisma e kryesisë së LDK-së dhe kryetarit të saj z. Lumir Abdixhiku, për riaktivizimin e Qendrës Informative të Kosovës, duhet përshëndetur dhe përkrahur nga të gjitha strukturat e LDK-së. Edhe pse e vonuar si nismë dhe vendim, (populli thonë: „më mirë vonë se kurrë“), duhet ta karakterizon stabiliteti dhe vullneti i punës për të arritur e ri konsoliduar në pikëpamje profesionale për t'u bërë institucioni më i besueshëm jo vetëm në kuadër të LDK-së, por edhe në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, ashtu siç ishte dikur”, thotë Latifi.

Image
Haki Latifi

Më tej, Latifi thotë se riorganizimi i QIK-ut është një hap pozitiv, pasi QIK-u është një institucion informativ jo vetëm i LDK-së, por edhe i të shtetit të Kosovës.

“Kjo qendër u rrit dhe u zhvillua bashkë me LDK-në, paralelisht me të gjitha zhvillimet shoqërore e politike të kohës. Qendra për Informim e Kosovës, ishte burimi kryesor informativ për qytetarët e Kosovës brenda saj dhe jashtë, por edhe burim referencial për agjenci kryesore informative në botë, për shkak të profesionalizmit të saj dhe për shkak të përkushtimit të atyre që 24 orë në ditë mblidhnin dhe plasonin informatat nga Kosova dhe për Kosovën. E këtë barrë e barti Qendra Informative e Kosovës/QIK/, në krye me Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, Muhamet Hamiti e shumë të tjerë, e cila brenda një minute lajmet e saja u shpërndanin nëpër botë. Njëherit pa asnjë dyshim, ishte pararendësja e të gjitha institucioneve shqiptare në Kosovë që merreshin me sajimin e informatës të cilat u krijuan pas rënies së sistemit komunist”, shprehet Latifi.

Ai shton se QIK-ut u bë halë në sy për kundërshtarët e politikës institucionale në Kosovë.

“Për fat të keq, ndalimi i saj i pa kuptimtë dhe tendenca për t'u injoruar profesionalizmi dhe rrënimi i institucionit themelor në fushën e informimit i pati quar peshë mjaftë zëra të cilët patën tendencë për të vënë e vrarë gjithë Kosovën vetëm për të realizuar qëllimet e tyre kobzeza. Dihet se, sigla QIK-u ishte sinonim i së vërtetës, por fatkeqësisht vazhdimisht për të gjithë kundërshtarët e politikës institucionale u bë halë në sy. Në të cilën kjo logjikë e kundërshtimit manifestohej jo vetëm kundër QIK-ut, por kjo arrinte deri tek kundërshtimi i politikës institucionale të LDK-së, në të cilën në një farë mënyre, kundërshtarët e saj ia arritën qëllimin”, deklaron Latifi.

Për fund, Latifi shprehet se riorganizimi i zyrës së QIK-ut dhe formimi shkollës politike, janë sinjale i reformimit të LDK-së.

“Gjithashtu është për t’u përshëndetur aprovimi i kryesisë për formimin e gjashtë Departamenteve të LDK, si dhe nisma që në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” të themelohet Shkolla Politike; në të cilën ka për qëllim aftësimin dhe përgatitjen e kuadrave të rijnë brenda LDK-së, e që për mendimin tim janë sinjale të reformimit të thellë në LDK”, përfundon për “Bota sot”, ish kryetari i LDK-së në Zvicër dhe veprimtari, Haki Latifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat