Tomë Gashi flet për “Non-paper”, tregon kush i ka shkruar dhe si duhet të veprohet

Politika

Tomë Gashi flet për “Non-paper”, tregon kush i ka shkruar dhe si duhet të veprohet

Nga: G.B Më: 29 prill 2021 Në ora: 13:34
Tomë Gashi

Javë më parë, një dokument joformal “Nona-paper” që tha se u bë nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, dërguar zyrtarëve të lartë të BE-së, bëri që të reagojnë shtete të fuqishme të botës.

Liderë botëror u pyetën e deklaruan për këtë dokument, që fliste për ndryshim të kufijve.

E më pas një dokument i tillë u publikua dhe në mediat në Kosovë, që thuhej se është bërë nga Gjermania dhe Franca.

Të dyja shtetet reaguan duke e mohuar një gjë të tillë.

Madje, nga Gjermani u deklarua Ministria e Punëve të Jashtme, duke hedhur poshtë pretendimet e tilla.

"Përkundrazi, ministri i Jashtëm Maas theksoi edhe një herë gjatë vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar se "e gjithë mbështetja jonë shkon në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, të moderuar nga BE, nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajcak. Qëllimi i këtij dialogu për normalizimin është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse që kontribuon në stabilitetin rajonal, përfshin njohjen reciproke dhe kështu u mundëson të dy vendeve një perspektivë reale të BE dhe anëtarësimin në BE", thuhet në deklaratë.

Pretendimet e këtij dokumenti i hodhi poshtë edhe shteti i Francës.

Ky ishte “Non-paper” i dytë i publikuar, pas atij slloven.

Lidhur me këto dokumente që vazhdojnë të jenë aktuale dhe që ringjallën edhe njëherë idenë e ndryshimit të kufijve, për gazetën “Bota sot” ka folur avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, ky dokument “Non-paper” është shkruar në Serbi dhe për këtë u distancuan dhe Franca e Gjermania.

““Non paper” është dokument i shkruar në Serbi. Nga ky dokument u distancuan edhe Gjermania edhe Franca, pra nuk qëndrojnë këto shtete të fuqishme prapa këtij dokumenti”, është shprehur ai.

Gashi ka thënë se këto dokumente duhet injoruar, derisa ka shtuar se si të tilla të plasuara nga Serbia, e dëmtojnë Kosovën.

“Dhe më së miri është të mos ju bëjmë publicitet duke i komentuar më gjatë sepse janë nga Serbia të plasuara dhe e dëmtojnë Kosovën. Injorimi i këtyre “non paper” është përgjigja më e mirë”, ka deklaruar Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat