“Non paper” i Borrell, kjo parashihet të ndodhë me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Politika

“Non paper” i Borrell, kjo parashihet të ndodhë me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Nga: G.B Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:17
Josep Borrell

Shumë kohë pasi kishte vdekur ideja për ndryshim të kufijve e shkëmbim të territoreve, një “Non paper” slloven bëri që kjo temë të jetë sërish aktuale e për të deklarohen shumë shtete të botës.

Pas tij doli dhe një tjetër dokument i tillë joformal, që u tha se ishte shkruar nga Gjermania e Franca, por që të dyja e mohuan një gjë të tillë.

Tani një “Non paper” i tretë është shkruar nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se  BE do t’i integrojë vendet si Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja, Serbia e Mali i Zi dhe më pas të monitorohen dhe të plotësojnë standardet e të rrisin sigurinë e BE-së.

“Dy janë qasjet që po debatohen për Ballkanin në BE këto kohë e kryesisht për vendet si Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja, por dhe për Serbinë e Malin e zi. Politikanë të lartë të BE-së sikur synojnë pranim e zgjerim të BE-së me këto vende që po vonojnë te plotësojnë kushtet e të integrohen natyrshëm, ndaj besohet që ato të integrohen e pastaj me monitorim të BE-së, të plotësojnë standardet e të rrisin sigurinë e nivelin e BE-së”, është shprehur ai.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, ky union nuk i lë në duar të Kinës e Rusisë këto vende dhe i pranon, duke shtuar se më shumë do të shpenzonte po t’i linte ato jashtë.

“Unioni duke i pranuar këto vende nuk i lë në duar të ndikimeve të tjera si të Kinës apo Rusisë. BE do të shpenzonte më shumë për këto vende nëse do t’i kishte jashtë vetes, ndaj mendohet që të integrohen. Por raportuesi për Shqipërinë në BE kërkon 15 kushtet që nuk i ka plotësuar Shqipëria dhe vendi mbetet larg aspiratës. Ndaj të shtohet se çfarë do vendosë politikisht BE në qershor për vendet në fjalë”, ka vlerësuar Shahu.

Sa i përket Kosovës, ai thotë se qeveria nuk mund të vendos në raport me bisedimet dhe përcaktimin, duke shtuar se ka shpresë që të gjitha të pranohen në BE e pastaj të monitorohen.

“Kosova aktualisht është më qeveri të dobët për të vendosur në raport me bisedimet dhe përcaktimin. Qeveria e re e Kosovës mendon se me të fillon krijimi i botës, ndërkohë që aktorët e botës vendosin, Amerika e BE kërkojnë veprim për bisedimet dhe plotësim kushtesh e standardesh. Të shpresojmë nga këndvështrimi i ri që po konceptohet në Bruksel që vendet të pranohen e pastaj hap pas hapi të monitorohen”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat