Reagon ashpër bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Ky është mafiozi që udhëhoqi bandën për plaçkitjen e mërgatës

Politika

Reagon ashpër bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Ky është mafiozi që udhëhoqi bandën për plaçkitjen e mërgatës

Nga: P.R Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:41
ilustrim

Para pak ditësh, u raportua se vëllai i ish presidentit, Hashim Thaçi, Gani Thaçi ka marr 176 mijë euro nga Byroja Kosovare e Sigurimeve. Kjo pasi më 20 qershor të vitit 2019, Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, me anë të një vendimi kishte miratuar kërkesën e Koordinatorit të Përgjithshëm për Planifikime Strategjike të asaj kohe, Gani Thaçi për pensionim të parakohshëm.

Sipas vendimit të Asamblesë, Byroja Kosovare e Sigurimeve merr përsipër që t’i paguaj Gani Thaçit pagën prej 4 mijë eurove në muaj, për periudhën që ky i fundit do duhej të punonte deri në pensionimin e rregullt.

E lidhur me këtë, veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, thotë për “Bota sot” se kjo është edhe një dëshmi e kapjes së shtetit të Kosovës.

Image
Saim Tahiraj

“Ky rast, duke u bazuar në dëshmitë e publikuara nga kallxo, është edhe një dëshmi në mesin e shumë dëshmive tjera që tregon se deri ku ka shkuar kapja e çdo institucioni shtetëror, ndërmarrjeve publike dhe sigurimeve. Për sa vite u plaçkit mërgata në kufi, në hyrje të Kosovës duke u pasuruar feudi i ish Presidenti Thaçi. Ky mafioz udhëhoqi për shumë vite bandën e sigurimeve që plaçkiti mërgatën e cila dha çdo gjë nga vetja për lirin dhe shtetin e Kosovës”, thotë Tahiraj.

Sipas tij, Hashim Thaçi shfrytëzoi fuqinë politike për të ‘pushtuar’ çdo institucion në Kosovë, duke vendosur njerëzit e tij në pozitat kyçe.

“Duke shfrytëzuar fuqinë politike që kishin, pushtuan çdo institucion me rëndësi dhe përmes tyre plaçkitën pasurin e shtetit tonë të varfër, i cili ishte në formim dhe konsolidim. Krijuan pasuri marramendëse në Kosovë dhe jashtë saj. Kjo shumë e parave që citoni ju është vetëm një shumë simbolike që publikohet në krahasim me shumën marramendëse që plaçkitën nga mërgata. Gani Thaçi vëllai i ish Presidentit nuk u caktua rastësisht aty. Feudi në fjalë duhej ta kishte njeriun e besueshëm aty, në mënyrë që plaçkitja të realizohet prefekt dhe të shkon në pasurimin dhe fuqizimin e tij”, shprehet Tahiraj për “Bota sot”.

Më tej, veprimtari Tahiraj hedh kritika ndaj partive politike në Kosovë, të cilat sipas tij, janë të informuara për kapjen e shtetit.

“Të gjitha partitë politike në Kosovë janë shumë mirë të informuara për kapjen e shtetit dhe plaçkitjen e tij. Ato në para fushata dhe në fushata elektorale e kishin gojën plotë kritika dhe premtime për ç’kapjen e shtetit, burgosjen dhe dënimin e oligarkëve. Kur të gjithë e dinim këtë, si mundë të votonin deputetet në Parlament, mbështetjen juridike dhe familjare të të akuzuarve nga Gjykata Speciale”, thekson Tahiraj.

Më tej, Tahiraj thotë së është gabim të pagunën nga buxheti i shtetit avokatët e të akuzuarve në Hagë.

“Për këta që kanë krijuar pasuri marramendëse nga pasuria e shtetit të varfër të Kosovës, madje duke e dërguar edhe jashtë shtetit të Kosovës, me çfarë të drejte paguhen me shuma të mëdha nga djersa jon avokate e këtyre hajnave? Partia në pushtet kishte gojën plot se do ç’kapin shtetin, do burgosin hajnat dhe do sekuestrohet pasuria e tyre. Pse nuk po bëjnë këtë? Më mirë është të paguhen avokatët e tyre, nga kjo pasuri e tyre se nga buxheti i varfër i Kosovës. Partia në pushtet nuk e bëri dhe nuk do e bënë këtë sepse nuk dallon nga të tillët, është nga i njëjti brum. Me doemos duhet ta mbron edhe ish kryetarin e grupit parlamentarë të VV-së i cili ishte dhe është pjesë e bandës plaçkitëse”, nënvizon Tahiraj për “Bota sot”.

“Me siguri do ju dali edhe ndonjë tjetër që fshihet diku në strukturat partiake te VV-së, andaj me dëshirë dhe pa fije dhimbtë ndajnë para nga buxheti i varfër i Kosovës për mbrojtjen e tyre. Zhurma e tyre në vazhdimësi "hajnat në burg dhe konfiskimi i pasurisë së tyre" do mbeten vetëm propagandë. Hajnat do vazhdojnë të shtojnë pasurin e tyre, ata do i mbroj vetë pushteti sepse janë mu në mesin e tyre, janë vet kupola e tyre!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat