“Pala serbe të përballen me akuzat për krime sepse edhe i kanë bërë, edhe qëndrojnë pas tyre”

Politika

“Pala serbe të përballen me akuzat për krime sepse edhe i kanë bërë, edhe qëndrojnë pas tyre”

Nga: A.SH Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:28
Samiti i presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun

Presidentja Vjosa Osmani dje ishte pjesë e samitit të presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun të mbajtur në Slloveni.

Ajo deklaroi se “përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, vazhdimisht duhet përsëritur në çdo takim në çdo mundësi krimet serbe.

Sipas tij, e kemi obligim të mos pushojmë asnjëherë se dokumentuari dhe përsëritur sepse opinioni publik, duket t'i freskohet memoria, për krimet makabër serbe ndaj shqiptarëve.

“Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës nuk mund të arrijnë mjaftueshëm për të përsëritur në çdo takim në çdo mundësi krimet serbe. Është obligim i yni të mos pushojmë asnjëherë se dokumentuari dhe përsëritur sepse opinioni publik, duket t'i freskohet memoria, përkatësisht të informohet për krimet makabër serbe ndaj shqiptarëve”, ka thënë Duhanaj.

Ai në fund thotë se, pala serbe duhet të distancohej nga e kaluara kriminale dhe të kërkojnë falje.

“Pala serbe, nëse nuk ndihet mirë, do të duhej të distancohej nga e kaluara kriminale dhe të kërkojnë falje. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë duhet të përballen me akuzat për krime sepse edhe i kanë bërë, edhe qëndrojnë pas tyre”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat