Vjen paralajmërimi i rëndë për kriminelët – Ja kush do të jetë ‘viktima’ e radhës e Gjykatës Speciale, pas Mlladiqit

Politika

Vjen paralajmërimi i rëndë për kriminelët – Ja kush do të jetë ‘viktima’ e radhës e Gjykatës Speciale, pas Mlladiqit

Nga: A.Morina Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:43
Gjykata Speciale

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-95.

Vendimi i Apelit do të thotë që ish-gjenerali 79-vjeçar do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Ky dënim për ‘Kasapin e Ballkanit’ u mbështet fuqishëm nga shumë politikanë dhe udhëheqës shqiptar dhe ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si një triumf të drejtësisë.

Mirëpo, përveç Mlladiqit u kërkua që të dënohen edhe shumë kriminel të tjerë dhe pjesëmarrës të krimeve dhe masakrave, përfshirë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E dënimin me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiq, e mirëpriti edhe njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” përmendi edhe disa krime të kriminelit Mlladiq, nga Kroacia e deri në Kosovë.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri

“Siç dihet tanimë botërisht nga opinioni i gjerë ndërkombëtar, Serbia përveç se armatosi, ndihmoi dhe stimuloi gjeneralët kriminel serb, të bënin krimet më të tmerrshme kudo që arritën dhe shkeli këmba e tyre, në gjithë territorin e ish federatës jugosllave, që nga Kroacia e deri në Kosovë, ajo sidomos pas luftës në Bosnjë ku ndodhën krimet më të tmerrshme të luftës dhe gjenocidit serb, strehoi dhe mbajti të fshehur për dekada me radhë kriminelët Ratko Mladiq e Radovan Karaxhiq dhe të tjerët”, deklaroi analisti.

Gjithashtu ai përmendi në detaje edhe masakrat dhe krimet e Mlladiqit në Bosnjë Hercegovinë, më saktësisht në Srebrenicë.

Qarri e përmendi edhe kohën kur shteti serb i përkrahte dhe mbronte kriminelët si Radovan Karaxhiq e Ratko Mlladiq.

“Madje përderisa Radovan Karaxhiq punonte publikisht edhe si mjek psikiatër në Serbi, Ratko Mladiq qëndronte i lirë në kazermat ushtarake të Serbisë, të cilat tubonin dhe mbronin kriminelët kryesor që kishin bërë krimet dhe gjenocidin më të tmerrshëm, kundër popujve jo-serb kudo në ish Jugosllavi, që nga Kroacia e Bosnja, e deri në Kosovë.

Kështu që gjenerali gjakatar Ratko Mladiq, përkundër të gjitha krimeve dhe masakrave në Bosnje e veçanërisht në Srebrenicë, ku ishin të vendosura edhe forcat ndërkombëtare, para syve të të cilave, për të mos thënë edhe me lejen e tyre, të heshtur, u vranë mbi 8000 burra dhe djem të rinj të pambrojtur boshnjak, vetëm pas 16 vitesh strehimi në kazermat ushtarake serbe, u dorëzua nga Serbia fashiste në Tribunalin e Hagës që gjykonte krimet e luftës në ish Jugosllavi”, theksoi ai.

Më tej, analisti u shpreh i befasuar me faktin se si asnjëherë krimineli serb Mlladiq nuk u pendua për masakrat dhe krimet që ushtroi ndaj qytetarëve të Bosnjës. Ku madje, ai edhe apeloi vendimin e mëhershëm të Gjykatës, përkundër faktit se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë në Tribunalin e Hagës.

“Ndaj dhe akuzat kundër kriminelit dhe kasapit të Bosnjës Ratko Mladiq, janë tejet të rënda dhe kanë të bëjnë kryesisht me aktin më rrënqethës kriminal, që ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, qysh nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ku vetëm në distriktin e Srebrenicës me urdhër të tij, u vranë mbi 8000 burra dhe djem të ri të pambrojtur myslimanë.

Ndërsa ajo që habiti gjithë opinionin botëror, ishte fakti se gjenerali gjakatar serb Ratko Mladiq, përveçse nuk u pendua asnjëherë për krimet dhe gjenocidin e shkaktuar në Bosnjë, ai apeloi edhe vendimin e mëhershëm të Gjykatës, përkundër akuzës së ngritur kundër tij nga Tribunali i Hagës për vrasjen e mbi 8000 të burrave dhe djemve boshnjak, dhe përveçse nuk u pendua asnjëherë për aktet e tmerrit që shkaktoi, ai u tha gjykatësve se edhe ka punuar në mënyrë të ndershme, duke kundër akuzuar Gjykatën se ajo ka shkelur të drejtat e tij”, nënvizoi ai.

Mirëpo Qarri, pavarësisht këtij tentimi për shpallje të ‘pafajësisë’ së Mlladiqit, e vlerësoi shumë vendimin e Gjykatës për vërtetim të dënimit me burgim të përjetshëm ndaj gjeneralit gjakpirës të luftës në Bosnje

“Por Dhoma e Apelit të një vendi perëndimor ku është e vendosur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si Haga, e cila gëzon reputacion të lartë mbarëbotëror, për vendime të drejta e të paanshme juridike, pa marrë parasysh ngjyrën, besimin dhe kombësinë, jo vetëm që hodhi poshtë të gjitha pretendimet e shpifura mbi kinse shkeljen e të drejtave të këtij krimineli, me të cilat tentonte ta zbuste dënimin e vet apo ëndërronte,të arrinte edhe "pafajësinë" por edhe Gjykata vërtetoi dënimin e mëparshëm të merituar, me burgim të përjetshëm ndaj gjeneralit gjakpirës të luftës në Bosnje, kriminelit Ratko Mladiq”, potencoi ai.

Në vazhdim, analisti u shpreh se duke parë që Tribunali i Hagës dha një dënim të shkallës më të lartë kapitale, për “Kasapin e Bosnjes”, kjo duhet të jetë edhe një paralajmërim shumë domethënës për të gjithë ata persona që kanë kryer krime lufte pa marrë parasysh kombin dhe etninë, përfshi edhe vet kriminelin Aleksandër Vuçiqin.

“Kështu që me vendimin e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë, që të martën, me të drejtë vendosi ta linte në fuqi dënimin e mëparshëm, me burgim të përjetshëm, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, kriminelin e luftës Ratko Mladiç, duke parë që Tribunali i Hagës dha një dënim kaq të paanshëm dhe tërësisht të drejtë e të merituar, të shkallës më të lartë kapitale, për “Kasapin e Bosnjes”, ky duhet të jetë edhe një paralajmërim shumë domethënës për të gjithë ata persona që kanë kryer krime lufte pa marrë parasysh kombin dhe etninë, përfshi edhe vet kriminelin Aleksandër Vuçiqi i cili ishte jo vetëm pjesë e politikës së asaj kohe, por edhe mbante poste aktive, të larta e me rëndësi edhe në qeverinë e kasapit Millosheviç, sidomos gjatë viteve të okupimit të Kosovës, ku po ashtu, nga ushtria dhe policia okupatore serbe, u shkaktuan krime të tmerrshme lufte dhe gjenocid i paparë, me mbi 400 masakra mbi popullsinë civile dhe shqiptarët e pambrojtur, përfshi edhe fëmijë të moshës minore”, deklaroi Qarri.

Madje, ai kërkoi që kërkesa për hetime ndaj presidentit serb Vuçiq për krime lufte, duhet të jetë prioritet për vendet të cilat kanë qenë viktima të luftërave serbe, si Kosova Bosnja dhe Kroacia.

“Ndaj duke qenë se edhe vet presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka qenë njëri nga inspiruesit kryesor të kriminelit Mlladiq për krime e masakra jo vetëm në Bosnje por edhe të oficerëve tjerë kriminel serb në territoret e okupuara të Kroacisë, si dhe gjeneralëve policor e ushtarak okupator serb në Kosovë, jo vetëm që mund të pritet por medoemos edhe duhet të kërkohet në mënyrë të vendosur dhe unike, nga të tri vendet të cilat kanë pësuar më së rëndi nga politika dhe veprime gjakatare të gjeneralëve serb dhe vet shtetit të Serbisë, si Bosnja, Kroacia dhe Kosova”, u shpreh analisti.

Në fund, ai bëri apel te Kroacia dhe Bosnja, që ti bashkohen Kosovës në ngritjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

“Ndaj përveç ngritjes së padisë nga Kosova në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kundër Serbisë okupatore, për krime lufte dhe gjenocid të shkaktuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, apelit për dënimin e Aleksandër Vuçiqit si pjesë aktive dhe ministër e bashkëorganizator i krimeve, masakrave dhe gjenocidit, duhet ti bashkohen edhe Bosnja e Kroacia, në mënyrë që ai të akuzohet në mënyrë unike nga të tri këto shtete, për nxitje, mbështetje dhe bashkë organizim të krimeve të luftës me kriminelin e luftës Ratko Mladiq, gjeneralët tjerë kriminel serb dhe kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheiq, i burgosur dhe akuzuar po ashtu nga Tribunakli i Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi”, përmbylli Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat