Analisti tregon qëllimin e deklaratës së presidentit serb për mbështetje të vizave për Kosovën

Politika

Analisti tregon qëllimin e deklaratës së presidentit serb për mbështetje të vizave për Kosovën

Nga: A.SH Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:27
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në një deklaratë të tij ka thënë se, mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

I pyetur nga gazetari në Serbi, Vuçiq ai deklaron se “Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet.”

Analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deklarta e e presidentit serb Vuçiq ka të bëjë me shpopullimin e qytetarëve nga Kosova.

“Atë që duhet ta kenë të qartë shqiptarët se Alekander Vuqiq, presedenti aktual i Serbisë, dikur ministër i informatave në qeverinë e Kasapit të Ballkanit dhe ideatorit të gjenocidit kundër shqiptarëve, asnjëherë nuk mund të mendojë mirë për shqiptarët e Kosovës. Edhe thotë se përkrah liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, por thotë se arsyet e kësaj përkrahje i mban të fshehta ato dihen, sipas Vuqiqit, liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndikojë në shpopullimin e Kosovës dhe largimin nga Kosova e shtresës më elitare shqiptare për në vendet europërendimore”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, ideja e Vuçiq është që sa më shumë shqiptarë të largohen nga Kosova.

“Vuqiq, mendon se sa më shumë shqiptarë sipas tij të largohen nga Kosova, aq më shumë do t'i kthej në Kosovë serbët, për këtë qëllim i ka ndërtuar mbi 600 shtëpi në Veriun e Kosovës, për serb që do të kthehen nga Serbia, për të jetuar nē Kosovë, por koha e ëndërrave të Vuqiqit dhe Millosheviqit, për ta rikolonizuar Kosovën me serb nga Serbi, duket të ketë perënduar”, deklaron ai.

Në fund Bytyçi thotë se, shqipraët duhet të jenë të vetëdijshëm se Aleksander Vuçiq, kurrë nuk mendon për të mirën e shqiptarëve dhe shtetin e Kosovës.

“Qëllimi tjetër i Vuqiqit konsiston në shpresën se liberalizimi i vizave do t'i kënaq shqiptarët për të harruar që të kërkojnë me më vendosmëri që Serbia ta njeh shtetin e Kosovës. Alekandër Vuçiq, mund të ketë edhe qëllime tjera pse e përkrah liberalizimin e vizave për qytetarët, duke harrua se shqiptarët janë të vetëdijshëm se Aleksander Vuçiq, kurrë nuk mendon për të mirën e shqiptarëve dhe shtetin e tyre Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat