Takimi me Kurtin, Krasniqi: Vuçiç s`mund të luaj lojën të cilën e kishte përgatitur

Politika

Takimi me Kurtin, Krasniqi: Vuçiç s`mund të luaj lojën të cilën e kishte përgatitur

Nga: A.M. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:12
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Gjatë këtij takimi, Kurti dhe Vuçiç nuk u pajtuan për çështjet që u diskutuan në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, si duhet propozimi i kryeministrit të Kosovës, ia ka humbur “rrugën” Vuçiçit, pasi ky i fundit po vazhdon me deklarata kundër Kosovës dhe Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se para çfarë sfide është Vuçiçi në dialog.

Po ashtu, ai ka thënë se presidenti serb s'mund të luaj lojën të cilën e kishin përgatitur.

“Presidenti serb është para një sfide të madhe pasi që në dialog ka të bëjë një kryeministër që me integritet të lartë  moral dhe shtetërore dhe pa asnjë afër korruptive, duke e ditur së ai ishte pjesë e regjimit kriminal të Millosheviqit e që s'mund të luaj lojën të cilën e kishin përgatitur, e që tani kërcënon për të mashtruar elektoratin e tij”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat