Shtyrja e takimit me Vuçiqin, vjen përkrahja për Kurtin: Kështu duhet të veprojnë SHBA dhe BE

Politika

Shtyrja e takimit me Vuçiqin, vjen përkrahja për Kurtin: Kështu duhet të veprojnë SHBA dhe BE

Nga: A.SH Më: 9 shtator 2021 Në ora: 16:18
Albin Kurti

Zëvendëskryeminstri, Besnik Bislimi ka deklaruar se nuk do të ketë takim me dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, takimet deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje në të mirë të të dyja vendeve, andaj siç deklaron ai nuk ka përparim në këto takime.

“Nuk do të ketë takim në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq gjatë këtij muaji”, ka deklaruar Bislimi.

Lidhur me këtë, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, ka thënë se takimet e pafrytshme janë të kota, andaj nuk ka pse mbahet takim pa kurrfarë marrëveshje.

“Plotësisht pajtohemi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili deklaroi, "se nuk do të ketë takim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit gjatë këtij muaji," pasi i kotë është takimi pa farë marrëveshje në mes Kosovës e Serbisë. Takimet e tilla të pafrytshme janë të zbrazura e humbje kohe, më shumë janë mediatike sesa politike. Opinioni i gjerë dhe qytetarët e Kosovës dhjetë vjet radhazi janë lodhur me këso lloj takimesh të thata të Thaçit me Vuçiqin, aq sa këto takime pa farë përgjegjësie politika janë bërë të bezdisshme e pa farë shpresash marrëdhëniesh të mira fqinjësore Kosovë-Serbi”, deklaron profesori.

Image
Sulejman Mehazi

Ai thotë se takimet deri më tani që kemi parë kanë qene të padobishme, duke nxitur më armiqësi sesa paqe për të dyja vendet.

“Takimet e tilla të pa dobishme më shumë rëndojnë e ngarkojnë procesin e dialogut sesa që lehtësojnë e shkarkojnë problemet e dy shteteve fqinje, më shumë nxisin armiqësi sesa paqë, me anë të kërkesave kontradiktore politike të dy palëve dialoguese më shume shtohen problemet e inatet kosovare-serbe sesa të zgjidhet problemi. Takimet e tilla që nuk japin përparime marrëveshjesh shtetërore e kanë kuptimin e mosmarrëveshjeve, e takimeve qortuese e diametralisht të kundërta që më shumë bien urrejtje sesa dashuri. Duke parë mosmarrëveshjet e inatet politike të dy takimeve të mëparshme të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, duke parë se dy takimet e mëparshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më shumë e kishin formën e monologjeve sesa të dialogjeve, atëherë më mirë do të ishte që Kurti me Vuçiqin mos të takohet në Bruksel për shkak se takimet e tilla më shumë elektrizojnë dialogun sesa që qetësojnë situatën politike të Kosovës me Serbinë”, ka vlerësuar Mehazi.

Sipas tij, Kurti dhe Bislimi shumë mirë kanë vepruar në mohimin e takimit sepse Kosova nuk është për dialog të kotë.

“Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin, politikisht shumë mirë veprojnë që mohojnë takimin me Vuçiqin në Bruksel, pasi qeveria e Kosovës nuk është për monologje të kota, por për dialogje marrëveshjesh përfundimtare të njohjeve reciproke Serbi-Kosovë. Besojmë se mosprezenca e Albin Kurtit në Bruksel do jetë në dobi të Kosovës, për shkak se ky stagnim mohues i qeverisë së Kosovës do të detyrojë BE- në e SHBA-në që të jenë më aktivë ndaj dialogut përfundimtar të Kosovës me Serbinë”, përfundon profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat