“Shuplakë e fortë për Ramën dhe Vuçiqin”, Merkel i dha goditje “Ballkanit të hapur”

Politika

“Shuplakë e fortë për Ramën dhe Vuçiqin”, Merkel i dha goditje “Ballkanit të hapur”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 17 shtator 2021 Në ora: 08:15
Edi Rama dhe Angela Merkel

Iniciativa “Ballkani i hapur” i mbështetur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia nuk u prit mirë nga kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ishte për vizitë në Shqipëri.

Kjo iniciativë është kundërshtuar nga Kosova e cila nuk merr pjesë në “Ballkanin e Hapur”.

Merkel gjatë vizitës takoi krerët e Ballkanit Perëndimor, por që pati takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kokë më kokë.

Ajo gjatë konferencës së saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën nuk e përmendi fare “Ballkanin e hapur”, duke shtuar vetëm se “askush nuk mund ta zëvendësojë “Procesi i Berlinit”.

Mehmeti: Merkel, shuplakë Ramës dhe Vuçiq për “Ballkanin e hapur”

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kancelarja i dha goditjen idesë së marrë të “Ballkanit të Hapur”.

Image
Faton Mehmeti

Kancelarja Merkel i dha goditjen përfundimtare idesë së marrë dhe të mbrapshtë të "Open Ballkan", një ide krejtësisht puro serbo-ruse. Duke e ditur këtë gjë, kancelarja Merkel rikonfirmoi qëndrimin e saj dhe të Gjermanisë se ky projekt nuk ka jetë, si i tillë është i destinuar të dështojë. Kjo është shuplakë e fortë për Ramën dhe Vuçiqin, njëkohësisht lajm i mirë për Kosovën dhe të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtyre pazareve”, ka thënë ai.

Sipas tij, e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme për vendet e Ballkanit është Procesi i Berlinit.

Në këtë kuptim duhet thënë se Procesi i Berlinit është e vetmja rrugë për vendet e Ballkanit për paqe të qëndrueshme, inkuadrim në BE si dhe stabilitetin e përhershëm politikë”, ka deklaruar Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Peçani: Dallimi mes vizitës së Merkel në Tiranë dhe Beograd

Ndërsa, analisti Ruzhdi Peçani, ka përshkruar kronologjinë e vizitës Merkel në Beograd dhe në Tiranë.

Image
Ruzhdi Peçani

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, para ardhjes se kancelares Merkel, kishte postuar një video në Instagram si një porosi: "Kam shqetësim të madh–do luftoj për Serbinë”, kishte shkruar ai në përshkrimin e incizimit. Kjo, një porosi për kancelaren Merkel. Serbët i kishte bërë të ndiheshin mirë, ngase kancelarja Angela Merkel kishte të veshur sako me ngjyrë bezhë. Që kjo i bëri optimistë se ka ardhur me porosi paqësore. Kancelarja Angela Merkel me presidentin Vuçiq kishin biseduar për marrëdhëniet bilaterale, politike dhe çështjeve ekonomike si dhe rreth perspektivës evropiane të Serbisë. Në aeroportin e Beogradit kancelaren gjermane e kishte pritur vetë Presidenti Vuçiq duke i dhuruar buqetë lulesh, në mënyrë gjentelmene si shkruante shtypi i atjeshëm. Gjashtë avionë luftarak "MiG"-29 i bënë pritje kancelares gjermane AngelaMerkel, duke e përcjellë në qiell avionin zyrtar të saj, nga dy krahët nga tre mbi aeroportin “Nikola Tesla" dhe pas aterimit fluturonin mbi aeroport. Qyteti i Beogradit, Nish dhe Novi Sad ishin të stolisur me flamuj gjerman, dhe mbi Beogradin fluturonin helikopterët. Bilbordet e shumta në qytet me mbishkrimin “Herzlich Ëillkomen Bundeskancelerin Merkel”. Në shenjë nderimi për ardhjen e saj janë bërë të shtëna nga toga. Vuqiç, ky neonacionalist, znj.Merkel –“Për dallim nga të tjerët, falënderimi nuk zgjatë shkurt, dhe kur si kancelare nuk do jetë, ne do çmojmë atë që ka bërë” dhe me ngritjen e dollisë do thotë : “Ich bin der Mann, der main Ëort halt” (“unë jam njeriu që mban premtimet”)”, tregon analisti.

Tutje, ai ka thënë se nga takimi mund të nxjerrim ndoshta thelbësoren nga ajo që deklaruan, por mbetet apo kërkon një analizë të thukët e të nxirret premisa e gjithë kësaj se çfarë dhe çka u tha në Beograd dhe Tiranë.

Nga vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd dhe Tiranë, mund të nxjerrim ndoshta thelbësoren nga ajo që deklaruan, por mbetet apo kërkon një analizë të thukët e të nxirret premisa e gjithë kësaj se çfarë dhe çka u tha në Beograd dhe Tiranë. Ndodhën takime me deklarime mjaft kundërthënëse dhe kontradiktore. Edhe me gjithë respektin ndaj autoritetit të znj.Angela Merkel, kishte edhe skepticizëm. Kjo për atë kur znj.Merkel gjatë vizitës së saj në Beograd e lavdëroi Vuçiqin për punët e kryera duke thënë se “e njeh si njeri të fjalës”. Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel për vendet që zgjodhi të vizitojë në turin e saj në Ballkanin Perëndimor e po ashtu edhe për fjalët e zgjedhura për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka vlerësuar ai.

Nuk kam dyshim se institucioneve në Berlin u mungojnë disa informacione, pyetja e vetme është cili është qëllimi i kësaj politike. Nëse qëllimi është që Serbia të bëhet shefe rajonale, kjo nuk do të funksionojë.” “Kancelarja gjermane zgjodhi një format të tillë takimi, nuk e di pse. Ajo shkoi te Vuçiqi për ta mbështetur edhe një herë, gjë që ne mendojmë se është gjë e keqe dhe dërgon sinjale të këqija, por kështu është. Si kompensim për atë takim, u caktua edhe një takim me kryeministrat e tjerë në Tiranë”, -Komshiç para gazetarëve në Sarajevë, përcjell Al jazeer”, ka shtuar analisti.

Nga vizita dhe takimet në Beograd znj.Merkel kishte thënë se:„ Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësojë procesin e bashkëngjitjes por të lidhi pjesë të ndryshme të Ballkanit Perëndimor”. Proceset duhet të jenë të hapur – nëse tre shtete bëjnë një hap dhe lajmërohet i katërti, patjetër edhe për këtë mundësia duhet të jetë e hapur t´u bashkohet”. „Dëshira e fundme është që pjesë e procesit të jenë të gjitha shtetet”- Merkel në Beograd”, ka thënë Peçani.

Lidhur me vizitën në Tiranë dhe Beograd analisti ka bërë dallimin që sipas tij, nga cilësia e pritjes së znj.Merkel po dhe përmbajtja.

Në Tiranë Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mohuar faktin se “Procesi i Berlinit” ka dështuar. Në një konferencë të përbashkët me Ramën, ajo tha se ky proces vijon. Duke thënë mes tjerash “se ndoshta BE nuk ecën me ritme të shpejta, por është në rrugën e duhur.” Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se “Proçesi i Berlinit” vijon ende, ndërsa shtoi se pavarësisht këtij fakti Rajoni e ka marrë rrugën e vetë me “Open Ballkan”., sido që të shkojë? Rajoni e ka marrë kthesën me “Open Balkan”. Ne s’do presim që të na marrin prej dore, por do ecim përkrah”, tha Rama. Takimi në Tiranë, dallon shumë me atë në Beograd si nga cilësia e pritjes së znj.Merkel po dhe përmbajtja. Kryeministri Edi Rama nga fjalët e znj.Merkel sikur kishte humbur ekuilibrin, kur thotë: Ne s’do presim që të na marrin prej dore, por do ecim përkrah”, tha Rama”, shpjegon Peçani.

Ai tutje shton se nga vizita e Merkel në Ballkan, Nga kjo vizitë e znj.Merkel, “Open Balkan” mori goditjen e fundit, duke u bërë të qartë se pos Procesit të Berlinit nuk ka nevojë për alternative tjera.

Nga kjo vizitë, e fundit e znj.Angela Merkel Ballkanit Perëndimor do mund të merret kjo premise:

-Në Beograd kishte bisedë edhe për çështje ekonomike, njëra nga temat ishte edhe eksploatimi i litiumit në Serbi. Për Gjermaninë, edhe më tej më të rëndësishme mbesin interesat ekonomike.

-Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit mbesin interesi më gjeostrategjik. Në Beograd, Serbia duket se mori dritë jeshile se edhe mund vazhdoj procesin e integrimit në BE, edhe pa pranuar pavarësinë e Kosovës.

-“Procesi i Berlinit 2014” Për Gjermaninë, mbetet edhe më tej si e vetmja "autostradë" për vendet e Ballkanit dhe se “Open Ballkan” nuk mund të jetë një supstitut.

-Nga kjo vizitë e znj.Merkel, “Open Balkan”mori goditjen e fundit, duke u bërë të qartë se pos Procesit të Berlinit nuk ka nevojë për substitute.

-Se Procesi i Berlinit mbetet procesi i vetëm integrues drejt rrugës evropiane”, deklaron tutje ai.

Në fund, ai shton edhe se Edi Rama sulmoi Kosovës dhe në këtë kuptim Rama u soll me arrogancë të kundër Merkel, kundër Evropës, kundër Kosovës dhe kundër Albin Kurtit.

Procesi i Berlinit mbetet platforma për bashkëpunim rajonal. Kjo deklaratë e Kurtit është edhe mesazh indirekt për Edi Ramën, Vuçiqin e Zoran Zaevin, meqë kreu i Qeverisë së Kosovës në vazhdimësi ka injoruar iniciativën e treshes për “Open Balkan”.

Ballkani Perëndimor me 6 shtete e ka procesin e Berlinit, por iniciativat rajonale s’duhet të bëhen pa BE-në brenda, BE-ja duhet të jetë aty”, kryeministri Kurti dhe para gazetarëve në Tiranë tha “Jo”, kur u pyet se a do t’i bashkohet Kosova iniciativës “Ballkani i Hapur”. Kryeministri Kurti i shprehu edhe njëherë në Tiranë qëndrimet e tij, duke iu bërë të qartë dhe prerazi treshes Vuqiç-Rama -Zaev :"Nuk e njohim Open Balkanin.”Dhe për Ramën e veçanta: "Nuk bën të inkurajohet Serbia që të mos e njohë Kosovën"! Çfarëdo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mos njohje, i kushton Kosovës. Projekti “Open Balkan” si pjellë e Vuçiq, si projekti i kahershëm, është për qëllimet e krijimit të ”Botës serbe” si shumë i rrezikshëm dhe i dëmshëm jo vetëm për Kosovën po dhe Shqipërinë. Projekt që cenon rëndë interesat kombëtare shqiptare. Pritja e mikes së shqiptarëve kancelares gjermane znj.Angela Merkel dhe takimet në Tiranë me përplot skandale: Kryeministri diletant dhe egocentrik, Edi Rama do injoroj znj. Merkel duke e mos pritur në aeroportin e Rinasit. Me të arritur vetura Mercedes, znj.Merkel kishte vështirësi të dilte ngase dera ishte bllokuar, do t’i hapej pas disa përpjekjeve. Edi Rama u soll me arrogancë ndaj kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, për shkak që kjo e fundit deklaroi se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet me asgjë, thotë ai.

Për Edi Ramën Evropa vuan nga nacionalizmi. ”Ngase vetëm ky dhe vëllai i tij “nuk janë nacionalistë”. Në konferencën e përbashkët me Merkel, Edi Rama edhe njëherë sulmoi ashpër Kosovën. Për atë të gjithë evropianët janë "nacionalistë", ndërsa Vuçiq për të është progresist. Në këtë kuptim Rama u soll me arrogancë të kundër Merkel, kundër Evropës, kundër Kosovës dhe kundër Albin Kurtit – “Lëri teoritë konspirative”.

"Edi Rama nuk do lejonte dhjetra gazetarë, të medieve, nga Kosova të shtronin pyetje! Do u thoshte se kur në Prishtinë bëni organizimin ,”atëherë shtroni pyetje”! Kryeministri malazias ishte ndaluar në kufi. Rama ishte i nemitur dhe asnjë fjalë nuk nxori nga goja, për atë që ndodhi në Cetinë dhjetë ditë më pare. Po, dhe kjo se “Edi Rama bëri nga fillimi deri në fund avokatinë e Beogradit,…”,po, prokurorin ndaj Kosovës. Nga kjo pritje dhe takimet që ndodhën, Kryeministri anarkik nxori mësimin, se është future në një rrugë njëkahëshe ,mund edhe t’i duket si vorbull që vështirë ta gjej daljen dhe për këtë ishte i frustruar, anksioz duke shfaqur edhe animozitet – ngase ishte i dekoncentruar si i humbur në kohë dhe hapësirë duke harruar se ishte nikoqir i gjithë kësaj. Me gjitha këto skandale Edi Rama i bëri qytetarët e Shqipërisë të ndihen të turpëruar. Mbase edhe ndodhi turpi i madh. Këtë ditë, nuk ndodhi lëshim protokolli shtetëror të shtetit, ngase edhe ishte bërë se duhej të ndodhnin këto skandale?! Dhe me gjithë këto skandale, sa ia vlejti apo sa do peshoj akordimi i “Kordonit të madh me yll të medaljes “ së Kryeministrit për mirënjohje publike.Me këtë “nderua” znj.Angela Merkel nga kryeministri Rama? Dhe vazhdon t´i tregoj se ky është simbol i heroit tonë kombëtar Skënderbeut”, përfundon analisti Ruzhdi Peçani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat