Merkel shpëtoi Kosovën nga ndarja – kjo është porosia e saj e fundit për Vuçiqin!

Politika

Merkel shpëtoi Kosovën nga ndarja – kjo është porosia e saj e fundit për Vuçiqin!

Nga: N.Sh Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:34
Aleksandër Vuçiq dhe Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Merkel u takua me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, në Shqipëri ku diskutuan për ‘Open Ballkan’.

Për vizitën e Merkelit dhe marrëveshjen e ‘Open Ballkanit’ të nënshkruar nga Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiq ka folur profesor Binak Maxharraj.

Maxharraj thekson se, Merkeli e shpëtoi Kosovën nga ndarja.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila pas 16 viteve jetë aktive në politikë ka vendosur të largohet. E quanin zonja e hekurt, sepse me veprimet e saja bëri qe Gjermania, por edhe Evropa sot të jetë më e mirë dhe më e fortë. Por, Angela Merkel gjatë këtyre viteve pati ndikim qenësor në rrjedhat zhvillimore në Ballkanin Perëndimor, sidomos ishte e interesuar për zhvillimet politike në Kosovë ku ajo e ndali fuqishëm projektin serbo-rus të Vuçiqit, Ramës dhe Thaçit për ndarjen e Kosovës. Më këtë mikja e madhe e Kosovës, Merkel e shpëtoi Kosovën nga ndarja”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është ende një rajon bukur i trazuar me lëvizje sizmike të politikës jo stabile ku fantazmat janë të pranishme, dhe Kancelarja Angela Merkel zgjodhi pikërisht këtë rajon të vizitoi si akt lamtumirës nga politika, e cila nuk do të jetë fizikisht e pranishme në politikë por idetë, mendimet dhe qëndrimet e saja të forta hekur politike do të jenë të pranishme në gjithë Evropën edhe më tutje.

Image
Profesor Binak Maxharraj

Së pari ajo vendosi të vizitoi në shenjë lamtumirëse Beogradin që të takohet me njeriun më të urryer në Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Vuçiq i cili dikur i takonte skuadrës vrastare të Sllobodan Millosheviq dhe çetnikut Voislav Sheshel. Aleksandër Vuçiq nuk është njeri i paqes, nuk është aspak paqësor, nuk e kupton sa duhet demokracinë perëndimore, sepse në gjak i ka vlerat sllave, vlerat e urrejtjes ndaj njerëzve të etnisë tjetër. Ky njeri është i paskrupullt të cilit nuk duhet ti besohet për asgjë kur është fjala për raportet e tij me Evropën e aq më pak kur është fjala për raportet e tij më Kosovën te cilën ende e konsideron si një provincë të veten, ani pse Kosova është shtet i pavarur dhe ndërkombëtarisht i pranuar”, shton ai.

Ai pohon se, me këtë soj njeriu, Merkel shkoj të takohet në Beograd, jo nga qejfi, por nga zori për ti ia thanë dy tri fjalë të fundit.

Biseda ishte e fortë dhe e ashpër, e cila ia bëri me dije Vuçiqit se duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij shoviniste dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo është porosia e saj e fundit që ia bëri Vuçiqit duke ia bërë me dije se pa njohjen e Kosovës nuk mund të pranohet në BE dhe se rruga e Kosovës për në BE nuk kalon nëpër Beograd. Por, edhe ia bëri me dije se Procesi i Berlinit nuk ka alternative tjetër nuk mund të zëvendësohet me asnjë iniciativë tjetër pro ruse të tipit “minishengen” apo “Ballkan Open”e cila ka për qëllim fuqizimin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor të cilës Kosova nuk pranon ti bashkohet. Kjo ishte porosia e qartë dhe e fundit që Kancelarja Angela Merkel ia la Vuçiqit në Beograd. Se sa e ka kuptuar Vuçiq këtë porosi mbetet të shihet, por dihet se Vuçiq është një gëzhojë e papërmirësueshme mbi të cilin në shpirtin e tij rendon më shumë shovinizmi, urrejtja ndaj etnive tjera e sidomos ndaj shqiptarëve dhe se për të kuptuar porosinë e zonjës së hekurt Merkel duhet mbi të, të ushtrohet një trysni e madhe, nëse ai dëshiron të ecë kah vlerat perëndimore kah demokracia apo të mbetet skllav i shovinizmit sllavë”, thotë Maxharraj.

Ai shprehet se, vëmendjen më të madhe vizita e Kancelares Angela Merkel e mori në takimin e liderëve të Ballkanit perëndimor në Tiranë, e sidomos përplasja në deklarate e kryeministrave shqiptar Rama dhe Kurti rreth pikëpamjes se tyre rreth iniciativës “Open Ballkan”.

Ardhja e Edi Ramës në pushtet ishte më tepër një fatkeqësi për popullin shqiptar. Çuditërisht Edi Rama me ardhjen në pushtet nuk e dënon politikën kriminele vrastare, gjenocidin ndaj shqiptarëve, por përmes platformave serbo-ruse infiltrohet në politikat antishqiptare në dobi të Serbisë. Vërtet kjo është tragjike skandaloze. Por, e gjithë kjo i ka rrënjët e veta thellë në histori kur shumë liderë që nga koha e Esat Pashë Toptanit e deri te Fatos Nano e tashti Edi Rama e morën rrugën e tradhtisë ndaj kombit. Rrugën e tradhtisë kombëtare tash në tranzicion po e vazhdon Edi Kristaq Rama në dëm të çështjes kombëtare dhe posaçërisht në dëm të Kosovës i cili pa fijet turpi dhe morali kombëtar është rreshtuar përkrah Vuçiqit duke u përzier në punët e brendshme të shtetit të Kosovës. Është, e papranueshme për kauzën shqiptare që Edi Rama të rreshtohet karshi Serbisë, duke e injoruar Kosovën dhe liderët e saj. Ai mori pjesë në planet serbo-ruse për ndarjen e Kosovës me Vuçiqin, Thaçin duke e cenuar kështu sovranitetin dhe integritetin e saj. Po të mos e ndalte këtë iniciativë e madhja Kancelarja Angela Merkel në Samitin e Berlinit edhe do të ndodhte”, shton ai.

Sipas tij, Rama nuk ndalët kur është interesi i Serbisë, dhe ai i del Serbisë në ndihmë duke krijuar marrëveshje fiktive, bizare në dobi të Serbisë dhe në dëm të vet shtetit shqiptar dhe Kosovës dhe me “Open Ballkan” i cili fuqizon Serbinë dhe ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

““Minishengeni” i konvertuar ne “Open Ballkan” nuk është në interes të Kosovës të cilin Kosova fuqishëm e kundërshton, sepse kjo formë e marrëveshjes  paraqet shkelje të sovranitetit të Kosovës, paraqet mundësinë e krijimit të një mini-Jugosllavie të re të cilën me ngulm po e kërkon Serbia. Në prani të Kancelares Rama thuri lëvdata për “Open Ballkanin” i cili sipas tij po e shtrojka me lule rrugën e Ballkanit Perëndimor për në BE. “Open Ballkanin” e treshes Vuçiq-Rama-Zaev e fuqishëm e kundërshtoi edhe Angela Merkel në Tiranë si një iniciativë të dështuar e cila është në kundërshtim me Procesin e Berlinit dhe aspiratave të inkuadrimit të Ballkanit Perëndimor ne BE dhe se asnjë iniciativë sipas Merkel nuk e zëvendëson Procesin e Berlinit e aq më pak “Open Ballkani” si projekt i dështuar të cilin e hodhi po ashtu edhe kancelarja. Por në sitilin se “nuk ka çka i bënë kalit i bien samarit” Edi Rama në prani të Kancelares u shfry në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin i cili fuqishëm e kundërshtoi, e që Edia Rama ia ktheu se Kurti po merret me konspiracione të cilat nuk i di askush pos vet Edi Ramës, sigurisht Rama mendon në ato konspiracionet që i ka bërë me Serbinë. Albin Kurti i prishë punë Ramës, sepse Serbia nuk ka mundësi të hapet në Shqipëri pa kaluar nëpër Kosovë rrugën e së cilës ia ndërpreu Albin Kurti, duke theksuar se rruga e vërtetë e Kosovës është BE e jo nismat e Vuçiqit dhe Edi Ramës”, shprehet Maxharraj.

Ai thekson se, Edi Rama mbeti i zhgënjyer nga refuzimi i “Open Ballkanit” nga Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, ishte shumë i hutuar dhe i humbur për dështimin e projektit te “vëllait” të tij Vuçiq duke i injoruar liderët e Kosovës e sidomos Albin Kurtin.

Në vazhdim, vërtetë shtohet pyetja a e pranon Edi Rama pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke i pas parasysh sjelljen vëllazërore të tij ndaj Serbisë dhe Vuçiqit dhe urrejtjen ndaj liderëve të Kosovës. Po çfarë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave mund të këtë në këtë projekt të Vuçiqit, Ramës dhe Zaev, kur nuk ka liri politike në rajon, kur njerëzit nuk guxojnë të lëvizin lirshëm, sepse dihet botërisht se pa liri politike nuk mund të këtë as liri ekonomike, por me këtë ai po e injoron sovranitetin e Kosovës dhe po sillet sikur po e sheh Kosovën në kuadër të Serbisë. Do theksoja se vazhdimi i këtillë miqësor i Edi Ramës ndaj Serbisë dhe ai armiqësor ndaj Kosovës, nuk është e çuditshme nëse një ditë Vuçiq i kërkon Edit të ç’njoh pavarësinë e Kosovës. Do të ishte ky një akt kulmor i tradhtisë së tij kombëtare. Është koha e fundit ti themi këtij njeriu, këtij bizoni të ndalët dhe ti thuhet hapur ndalu nuk ke të drejtë të përzihesh në punët e brendshme të shtetit të Kosovës. Kosova nuk është jetime i ka liderët e vet në krye me Vjosën dhe Albinin të cilët nuk lidhin aleanca me armiqtë e shqiptarëve. Edi Ramës, këtij halabaku me sjellje arrogante dhe rrugaçërie të piset e shumë të poshtër i cili e injoron gjakun e derdhur për çlirimin e Kosovës dhe fuqimisht rraset në përqafim të çetnikëve, vrastarit të shqiptarëve kriminelit Aleksandër Vuçiq ti thuhet ndalu sepse Kosova veç e ka zgjedhë rrugëtimin e vet pa Edi Ramën dhe Vuçiqin së bashku me miqtë e saj të fuqishëm të cilët që sa vite, dhe do të jenë përgjithmonë, në krah të Kosovës”, përfundon profesor Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat