Dialogu Kosovë-Serbi/ Analisti: SHBA të marrë timonin në dorë, ta përfundojë këtë proces

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi/ Analisti: SHBA të marrë timonin në dorë, ta përfundojë këtë proces

Nga: A.SH Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:37
Flamuri amerikan dhe ai i Kosovës

Këtë të hënë Grupi i Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan u bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, që të dyfishojnë vëmendjen e SHBA-ve në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi.

Ata po ashtu i kërkuan administratës të shtojë angazhimin për një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.

Analisti Leon Duhanaj, ka thënë se kjo çështje mes Kosvës dhe Seribsë nuk do të zgjidhet pa ndërhyrjen amerikane.

Sipas tij, SHBA duhet të përfshihen drejtpërdrejtë në dialog, që ky proces të përfundojë.

Konflikti i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është shndërruar në një konflkkt afatgjatë dhe si i tillë edhe një lloj gangrene për Kosovën dhe perspektivën e saj. Sa me shumë të zgjatë kjo lloj gjendje status quo, aq me shumë do të përkeqësohet edhe gjendja dhe do të dëmtohet Kosova në raport Serbinë. Në këtë kontekst, konsideroj që mundësia e vetme për ta arritur një zgjidhje përfundimtare është përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA- së në dialog. Për fat të keq, përpos zvarritjes së gjatë të procesit, Kosova vazhdimisht po pëson edhe agjendat diplomatike. Ne kemi humbur shumë hapësirë përkrahëse si pasojë edhe e luftës diplomatike të armiqëve të Kosovës, por dhe me shumë si pasojë e dështimeve tona të vazhdueshme”, ka thënë analisti.

Image
Leon Duhanaj

 

Në fund ai ka kritikuar edhe qeverinë Kurti, por që ka thënë SHBA sa më shpejt të marrë timonin në dorë për këtë çështje.

“Për fat të keq, sidomos qeverisja aktuale, po performon shumë dobët për mos të thenë në mënyrë skandaloze. Sot Qeveria e Kosovës, në vend që të kishte një agjendë të ngjeshur ofenzive në diplomaci, ka degraduar totalisht dhe me gjasë edhe qëllimisht, pasi që Qeveria Kurti sot e ka të gjithë botën vendimarrëse të pambuluar me ambasador. Pra, Kosova ua ka kthyer shpinën përkrahësve të lirisë dhe pavarësisë së saj. Uroj që SHBA të marrë timonin në dorë dhe në fund të fundit ta mbrojë investimin e vetë qoftë edhe nga vetë ne shqiptarët, sepse sa për ne kam frikë që do ta humbim fare!”, përfundon analisti Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat