“Skenare si të Sami Lushtakut”/ Ja çfarë ndodhë nëse Thaçi, Veseli e Selimi mbrohen në liri

Politika

“Skenare si të Sami Lushtakut”/ Ja çfarë ndodhë nëse Thaçi, Veseli e Selimi mbrohen në liri

Nga: P.R Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Edhe pse ende nuk ka nisur gjykimi në Hagë ndaj tyre, avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi kanë kërkuar që klientët e tyre të mbrohen në liri, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që ta “garantojë” këtë.

E në kundërpërgjigje të kësaj kërkese, Gjykata Speciale e ka urdhëruar Policinë e Kosovës të tregojë detajisht nëse është e aftë ta sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

“Gjykatësi i procedurës paraprake në këtë mënyrë: URDHËRON Policinë e Kosovës, në lidhje me ndonjë departament tjetër dhe/ose autoritetet në Kosovë nëse është e nevojshme, të sigurojë informacionin e detajuar në Shtojcën e këtij urdhri brenda dy javësh nga njoftimi”, thuhet në vendimin e marrë të premten, e që është publikuar tash së fundmi.

E lidhur me mundësinë e mbrojtjes në liri të Thaçit e të tjerëve, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Siç dihet tanimë nga mbarë opinioni vendor dhe përfaqësuesit e lartë ndërkombëtar, të pranishëm në vendin tonë, Gjykata e Apelit, pas lirimit të grupit kriminal të Klanit PRONTO, ka ndërmarrë edhe një aventurë tjetër të paprecedent, me tendencë për diktimin direkt të veprimeve "juridike" edhe ndaj gjykatësve ndërkombëtar dhe denigrimin e drejtësisë edhe në Gjykatën Speciale në Hagë”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas Qarrit, Gjykata e Apelit po përpiqet që të ndikojë edhe në punën e Gjykatës Speciale.

“Madje me kërkesën tendencioze të Gjykatës së Apelit, drejtuar Dhomave të Specializuara, Gjykata e Apelit, po përpiqet ta bëjë njëjtësimin e përdhunshëm edhe të një gjykate me renome ndërkombëtare, si Gjykata Speciale në Hagë me gjykatat e kapura të Kosovës, të cilat siç jemi në dijeni, përkundër akteve kriminale, dhjetëra herë të përsëritura, lënë të lirë edhe kriminel recidivist me nga 26 vepra penale, derisa t`ua marrin jetën personave të pambrojtur nga ligji dhe (pa)drejtësia e kapur e Kosovës”, shprehet Qarri.

Më tej, Qarri shton se edhe pse gjendet në Hagë, Hashim Thaçi ende dirigjon një sistem veprimi në Kosovë.

“Për aq më tepër, nisur edhe nga përvoja me qeverisjen e gjatë të inkriminuar në krye të qeverisë dhe të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi & Co nuk janë thjeshtë, vetëm ish persona politik e pushtetar të veshur me fuqi dhe pushtet të pakufizuar, por ata përmes SHIK-ut ilegal, edhe sot dirigjojnë një sistem të tërë veprimi, me shtrirje të gjerë, në të gjithë sektorët vendor, që nga politika, siguria, policia e shtetit, AKI e deri te ekonomia e vendit dhe përveçse ishin mbi një dekadë mbi ligjin dhe vet shtetin e Kosovës, sistemi i ndërtuar prej tyre edhe sot vazhdon të jetë shtet më vete, i cili është në gjendje të ndërmarr veprime të pavarura, pa "dijeninë" dhe lejen e organeve të pushteti aktual”, thekson analsiti Qarri.

Ai e quan të habitshme kërkesën për mbrotjen në liri të Thacit dhe të tjerëvë pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale në Ksoovë.

“Ndaj është shumë e habitshme se si, pikërisht në prag të zgjedhjeve komunale, avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi për devalvimin e tërësishëm të Qeverisë aktuale, policisë së vendit dhe vet Dhomave të Specializuara, në koordinim me partitë e krimit të organizuar në vend, kanë kërkuar që klientët e tyre të mbrohen në liri, duke tentuar që në njëfarë forme, me propagandë dhe hipokrizi, ta detyrojnë Policinë e Kosovës që ta “garantojë" lirimin e klientëve të tyre atraktiv, për të cilët paguhen me milionat e shtetit tonë, pikërisht tani kur nuk ka ngelur më shumë kohë, që të nisë edhe gjykimi praktik ndaj tyre në Dhomat e Specializuara”, shpjegon më tej analisti politik, Gani Qarri.

“Kështu që, me qëllim për ta deklasuar totalisht edhe Gjykatën Speciale, me përsëritjen e skenarëve të Sami Lushtakut & Co, të cilët para syve të policisë, iknin kur donin dhe sa herë dëshironin nga "vend burgimi", për të festuar dhe bërë qejf në shtëpi e veta private, me muzikë e meze me raki, ligjërisht "detyruan" Gjykatësin e procedurës paraprake, të kërkojë nga Policia e Kosovës, që brenda dy javësh, të dëshmoi detajisht nëse është e aftë dhe në gjendje ta sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për vrasje të shqiptarëve dhe krime tjera të rënda lufte, në vitet 1999-2000, në Kosovë, përfshi rivalët politik nga LDK”, shprehet Gani Qarri.

Për fund, Qarri tregon se çfarë mund të ndodhë nëse Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët mbrohen në liri.

“Por duke marrë parasysh afatin e shkurtër para nisjes së gjykimit të tyre në Hagë, akuzat e rënda për mbi 100 vrasje, të personave të pambrojtur dhe rrezikun që bartë me vete lirimi i tyre, për dëshmitarët dhe vet shtetin e Kosovës, më gjithë veprimin e Gjykatësit të procedurës paraprake, i cili sipas praktikës juridike dhe procedurave gjyqësore, është i detyruar ta parashtrojë formalisht një urdhër të tillë, besojë që do të jetë, jo vetëm shumë e vështirë e problematike, por edhe e pamundur, që në afat kaq të shkurtër kohor, pikërisht para nisjes së gjykimit, tu ofrohet të gjithëve përnjëherë dhe emër për emër, "mbrojtja në liri", kur dihet se mbi Thaçin, Veselin, Selimin e të tjerët, rëndojnë akuzat e formave më të rënda të sanksionuara edhe me ligjet e luftës, për vrasjen, torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të më tepër se 100 personave të pambrojtur, pothuajse që të gjithë shqiptar”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat