Analisti flet për zgjedhjet lokale: Do të ketë proces normal dhe pa konflikte

Politika

Analisti flet për zgjedhjet lokale: Do të ketë proces normal dhe pa konflikte

Nga: M.H. Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale pritën të mbahen gjatë ditës së diel.

Këto zgjedhje do të arrijnë të sjellin në komunat e vendit kryetarët që qytetarët e vendit do t’i votojnë përmes votës së tyre.

Në këto zgjedhje qytetarët do të kenë rastin të zgjedhin ata që duan të i përfaqësoj në komunat e tyre.

Mirëpo kjo periudhë u shoqërua me një mori ngjarje tjera në vend, duke arritur të sjellë edhe tensione siç ishte rasti në veriun e Kosovës.

I pyetur në lidhje me ecurin që do të kenë këto zgjedhje, në nëj prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj.

Sipas tij zgjedhjet lokale nuk do të ndikohen nga zhvillimet politike pasi objektivë i zgjedhjëve është korrektësia dhe mos të bien pre e agjendave destruktive.

Image
Leon Duhanaj

“Tema e zgjedhjeve lokale dhe zhvillimeve politike të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit, për mendimin tim nuk kanë shumë ndërlidhje njëra me tjetrën. Në radh të parë është skena politika shqiptare e cila po besoj që ka objektiv zgjedhjet e lira dhe korrekte dhe, nuk do të lejojë të bien preh e agjendave destructive”, u shpreh ai.

Në fund,analisti shton se edhe Serbia do të lejoj të mbahen këto zgjedhje pa ndonjë konflikt pasi ajo ka bërë thirrje të dalin shqiptarët në pjesën veriore të vendit.

Në anën tjetër kemi edhe Serbinë, e cila edhe pse Kosovën mundohet fa sabotoi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Edhe Serbia ka interesa që lista e tyre të dëshmoje prezencën e tyre si dhe kontrolloj shqiptarët Mbi shqiptarët në komunat veriore. Në ketë kontekst mendoj që të gjitha parakushtet për zgjedhje të lira ekzistojnë dhe janë proces normal i cili vetëm duhet të menaxhohet mire”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat