Ndarja e 2 milionë eurove për Kosovën Lindore, vjen thirrja për Shqipërinë

Politika

Ndarja e 2 milionë eurove për Kosovën Lindore, vjen thirrja për Shqipërinë

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 15:04
Qeveria e Kosoves

Të premten, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022, i cili kap vlerën e 2.75 miliardë euro.

Në ndarjen e buxhetit të Kosovës është përshirë edhe Kosova lindore.

Qeveria Kurti ka ndarë 2 milionë për Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën.

Profesori Refik Hasani e ka mirëpritur këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Image
Refik Hasani

Ai e ka përmendur që edhe në Qeverinë Kurti 1 ishin ndarë gjysmë milioni euro për Kosovën Lindore.

“Kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës ka miratuar, projektbuxhetin për vitin 2022, e në të cilin është planifikuar edhe vija buxhetor për krahinën shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Duhet përshëndetur, që  për herë të parë që nga viti 1999, që është buxhetuar mbështetja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në shumë prej 2 milionë euro. Kujtoj që Qeveria Kurti I, për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ndau gjysmë milioni euro e tani ka paraparë edhe vij buxhetore të rregullt që ishte domosdoshmëri e kohës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Hasani në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ashtu sikurse Qeveria e Kosovës, të njqjtën duhet të bëjë edhe Qeveria e Shqipërisë.

"Edhe na takimin e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës do të duhej miratuar projekte e investime  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Është kërkuar që edhe një konferencë e donatorëve të mbahet për këtë krahinë dhe të ndahen mjete për formimin e një Universiteti publik në Gjuhën shqipe, por dhe në Arsimin shqip gjitha nivelet, mbulimin e aktiviteteve dhe manifestimet kulturore, Rini dhe Sport, në Monumente të Trashëgimisë kulturoro-historike  furnizim më libra, në media të shkruara dhe lektronike, e të ngjashme, etj. Jo vetëm Qeveria Kosovës, por mjete të rregullta buxhetore do të duhej të ndan edhe qeveria e Shqipërisë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë", ka deklaruar Hasani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat