Naim Miftari reagon ashpër pasi Thaçi e Veseli nuk takuan përfaqësuesit e Minsitrisë: Ja çfarë kërkon tash kundër tyre

Politika

Naim Miftari reagon ashpër pasi Thaçi e Veseli nuk takuan përfaqësuesit e Minsitrisë: Ja çfarë kërkon tash kundër tyre

Nga: N. Sh. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 20:31
Naim Miftari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kanë udhëtuar për në Hagë ku janë takuar me të akuzuarit, por që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë dashur takim me ta.

“Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gucati. Thaçi e Veseli nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”.

Haxhiu thotë secili prej atyre që janë në Hagë kanë mbështetjen financiare nga shteti dhe e kanë mbrojtën e paguar.

“Ministria e Drejtësisë është duke i kryer përgjegjësitë që ka ndaj tyre”, ka thënë Haxhiu.

E pas deklarate të Haxhiut ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari thotë se, pafajësia argumentohet dhe nuk blihet me miliona të shtetit.

Sipas tij, nëse ata kanë refuzuar të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë, atëherë kërkon që të ua ndalojnë pagesat për avokatët e tyre.

“Pafajësia të argumentohet me fakte e jo të blihet me miliona eurot e shtetit! Nëse të akuzuarit e grupit kriminal për krime lufte Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë refuzuar me i taku përfaqësuesit e ministrisë së drejëtsis së Kosovës, qeveria e Kosovës të ua ndal menjëherë pagesat, milionat për avokatët e tyre dhe nuk duhet fare që shteti i jonë, Kosova të jep garancion se po u lanë në burg shtëpiak THAQI dhe VESELI se nuk do të ndikojnë në procesin gjyqësor”, shprehet Miftari.

Miftari tutje pyet se pse Kosova duhet me pagu miliona për dy njerëzit më të pasur në Kosovë.

“Pse Kosova duhet me u jep miliona euro avokatëve të dy njerëzve milionerave ma të pasur të Kosovës”, potencon tutje Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat