Lobimet e frikshme për ndarje të Kosovës, të hetohen!

Politika

Lobimet e frikshme për ndarje të Kosovës, të hetohen!

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 8 nëntor 2021 Në ora: 13:06
Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiqi, treshja e cila provokoi zhbërjen e Kosovës

Institucionet e reja u krijuan më shumë si rezultat i revoltës qytetare ndaj përpjekjes për ndarje të Kosovës nga udhëheqësit e mëparshëm, përveçse edhe pakënaqësisë ndaj tyre, të akuzuar për vjedhje të pasurisë, zhvatje të bizneseve, krim të organizuar e deri tek kulmi i asaj, që ishin vrasjet politike, (edhe pse këto ndodhën që në fillim).

Fakti që sot Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, nuk mund të përjashtohet nga një proces hetimor, ku ai ishte jo vetëm i përfshirë, por u bë bartësi kryesor i asaj përpjekje ndër shqiptarë, për ta ndarë Kosovën.

Sikur të ishte një përpjekje e pastër, ku shqiptarët do të mund të fitonin më shumë se sa që kanë arritur me Pavarësinë e Kosovës, sigurisht që ky projekt nuk do të kundërshtohej, madje as nga unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat