Sistemi i drejtësisë ende nuk ka filluar të shërohet nga dukuritë negative, ja si duhet të veprohet

Politika

Sistemi i drejtësisë ende nuk ka filluar të shërohet nga dukuritë negative, ja si duhet të veprohet

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë të shërohet.  

Për këtë edhe Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Vetting-un në drejtësi, përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit. 

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se KGJK dhe KPK janë kompetente për të hetuar dhe përcjellë punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. 

Sipas tij, ato organe duhet të analizojnë edhe aktivitetin dhe performancën e punës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe në bazë të saj vendosin për a kundër vazhdimit të punës në sistem. 

“Gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarur në vlerësimin e provave dhe në përcaktime masave konkrete ligjore. Me këtë nuk do të thotë se këta mund të tejkalojnë normat e përcaktuara, e me të cilat thyhet apo shkelet ligji, në emër të pavarësisë, për të vepruar me veprën në kundërshtim me ligjin. KGJK dhe KPK janë kompetent për të hetuar dhe për të përcjellë punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve dhe për të marrë masa. Këto dy organe analizojnë edhe aktivitetin dhe performancën e punës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe në bazë të saj vendosin për a kundër vazhdimit të punës në sistem. Këtu mendoj të lëndët e zgjidhura dhe që janë bërë të plotfuqishëm nga nivelet e ndryshme gjyqësore apo nga sukseset e akuzave të bëra nga prokurorët. Kuptohet se në rastet e shkeljeve të rënda të normave në fuqi dhe jo vetëm, atëherë janë shkallët gjyqësore, si Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme deri te Gjykata kushtetuese. Ato shqyrtojnë dhe vendosin në instancat konkrete”, shpjegon juristi.  

Image
Muhamet Kelemndi

 

Por Kelmendi shton se KGJK dhe i KPK në bazë të aktiviteti aktual nuk po tregojnë se sistemi ka filluar të shërohet nga dukuritë e rënda, duke shtuar se këtë më së miri po e tregon rasti në Pejë. 

“Aktiviteti aktual i KGJK dhe i KPK nuk tregon se sistemi ka filluar të shërohet nga dukuritë e ndryshme të rënda. Shumë ngadalë apo fare nuk del aktiviteti i tyre. Rasti në Pejë tregon niveli se ku gjendet sistemi, këtej edhe dyshimet e mundshme. Unë dëshiroj të veprojnë organet më me ashpërsi në ruajtjen e ligjeve në fuqi dhe të pavarësisë së sistemit. Me atë bëhet e panevojshme marrja e masave tjera shëruese. Kur funksionojnë e organet sistemi shërohet ose mbetet në kuadër të Ligjit në fuqi. Mbetet të shihet se ku gjendet”, përfundon juristi Muhamet Kemendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat