Kush e rrëzoi Qeverinë Kurti1?/ Mehmeti: Dështuan tre veta kundër Albinit

Politika

Kush e rrëzoi Qeverinë Kurti1?/ Mehmeti: Dështuan tre veta kundër Albinit

Nga: A.M. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:03
Qeveria Kurti 1

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti1.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai tha se Kurti me qëllim e ka rrëzuar Qeverinë e tij.

Mustafa ka thënë se Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK që të rrëzohet Qeveria Kurti 1.

“Z. Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit, kur e shkarkoi një ministër të LDK-së. Këtë e bëri me të vetmin qëllim për të krijuar shkas që të bie Qeveria”, ka shkruar ai në Facebook.

Por, një deklaratë të kundërt me atë që e tha sot Mustafa, e ka bërë deputeti i LDK-së, Arben Gashi.  Ai tha se kanë pasur mesazh të qartë nga Grenell që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti.

Lidhur me këtë deklaratë të Mustafës, analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se nuk është hera e parë që ish kreu i LDK-së nuk e thotë të vërtetën.

“Me i besu Ises është njësoj si me i besu Judës. Isa, nuk është hera parë që nuk e thotë të vërteten. Ka qenë sekret publik se Grenelli ka qenë urdhërdhënësi për rrëzimin e qeverisë Kurti në bashkëpunimi me Thaçin dhe vet Isa Mustafën”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

 

Po ashtu, ai ka thënë se ata që e rrëzuan Kurtin ia benën gropën vetës.

“Arben Gashi e thotë të vërtetën, Isa gënjen. Të gjithë ata që rrëzuan Kurtin, në të vërtetën i bën gropën vetes.  Njëri është në burg, tjetri turis i zakonshëm dhe një tjetër në pension të përhershëm politikë. Në këtë kuptim, dështuan tre veta kundër Albinit. Isa është inatçor, si i tillë nuk e pranon se u përdor nga Thaçi dhe Grenelli”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat