“Plani djallëzor i Vuçiqit dhe shpallja e Republikës serbe brenda Kosovës”

Politika

“Plani djallëzor i Vuçiqit dhe shpallja e Republikës serbe brenda Kosovës”

Nga: N. Sh. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 15:20
Aleksander Vuçiq

Serbia ka një ‘plan djallëzor’ që në Kosovë të themelon ‘zajednicën’, e pas kësaj të shpallë ‘Republikën serbe’ brenda Republikës së Kosovës.

Kështu thotë kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, Serbia dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, duan boznjëzimin e Kosovës.

“Me vendosjen e reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti për targat e automjeteve nga Serbia sipas marrëveshjes të vitit 2016 Kosovë - Serbi - sipas Vuçiqit me këtë veprim qeveria e Kosovës e hapi "Kutinë e Pandorës"”, shprehet Kurti për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje thotë se, nga Kosova po kërkohet përmbushja e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Tani Serbia dhe ndërkombëtarët po kërkojnë që edhe Kosova të përmbushë marrëveshjen për themelimin e "asociacionit të komunave me shumicë serbe" e nënshkruar në vitin 2015 në Bruksel nga qeveria Mustafa – Thaçi”, thekson ai.

Image
Faton Kurti

Sipas tij, Vuçiqi e dëshiron bosnjëzimin e Kosovës dhe shpalljen e Republikës serbe.

“Plani djallëzor i Vuçiqit nuk është vetëm themelimi i "zajednicës" në Kosovë por pas "zajednicës" si synon shpalljen e "Republikës Serbe" brenda Republikës së Kosovës, thjesht e duan bosnjëzimin e Kosovës”, potencon tutje ai.

Ai shton se,  Isa Mustafa e Hashim Thaçi vepruan kundër Kushtetutës kur nënshkruan zajednicën.

“Arkitektët e "zajednicës" Mustafa-Thaçi me nënshkrimin e kësaj marrëveshje vepruan kundër Kushtetutës dhe vullnetit të popullit të Kosovës dhe për këtë arsye këta duhen çuar para drejtësisë së Kosovës dhe duhen dënuar për tradhëti Kombëtare”, përfundon Faton Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat