Marrëveshja arrihet vetëm përmes këtyre dy fuqive/ Ky është parashikimi për finalen Kosovë-Serbi

Politika

Marrëveshja arrihet vetëm përmes këtyre dy fuqive/ Ky është parashikimi për finalen Kosovë-Serbi

Nga: P.R Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 20:18
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë se pret që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet gjatë këtij mandati qeverisës.

“Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, deklaroi Giacobbe.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë së fundi, ka paralajmëruar se marrëveshja finale me Serbinë mund të arrihet gjatë mandatit të tij si kryeministër.

“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, tha kryeministri Kurti.

E Senati Amerikan e ka konfirmuar Jeffrey Hovenier ambasadori të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat