Serbia pagoi dy emisarë për të lobuar për të/Cili është skenari që pritet të ndodhë

Politika

Serbia pagoi dy emisarë për të lobuar për të/Cili është skenari që pritet të ndodhë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 nëntor 2021 Në ora: 08:34
Richard Grenell dhe Matthew Palmer

Një nga temat më të përfolura në opinionin publik këtyre ditëve është zbulimi i një afere financiare ku besohet se ishin të përfshirë dy të dërguar të ish presidentit Trump.

Richard Grenell i dërguari për Kosovën dhe Matthew Palmer, i dërguar për Ballkanin, njëherit ish-zv.ndihmës sekretar i Shtetit për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe Eurozisë, sipas raportimeve në mediat e Serbisë janë paguar për të lobuar në favor të interesave të Serbisë.

Sipas mediave serbe, përkatësisht gazetës “Nova”, Oda Ekonomike e Serbisë ka paguar 1.3 milionë dollarë në tri vitet e fundit për lobuesit në SHBA, dhe se ka mbetur ta paguajë edhe një këst prej gjysmë milioni dollarë deri në fund të vitit 2022, përcjellë “Bota sot”.

Emrat e tyre përmenden në raportin gjashtëmujor të “Yorktown Solutions”, i cili i është dorëzuar Ministrisë Amerikane të Drejtësisë.

Në dokument thuhet gjithashtu se Grenell dhe Palmer janë kontaktuar me e-mail dhe se tema ka të bëjë me çështjet ekonomike amerikano-serbe. Data e treguar pranë emrave të tyre është 10 dhjetor 2020. Në lidhje me këto raportime të fundit, të lartpërmendurit nuk kanë deklaruar asgjë, duke mos mohuar e as pohuar për këtë çështje. Duhet të kujtojmë që javë më parë analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se shteti serb e paguan për lobim ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat