“Ndodhi befasia”, analisti tregon ‘skenarin’ se si humbi LVV-ja

Politika

“Ndodhi befasia”, analisti tregon ‘skenarin’ se si humbi LVV-ja

Nga: N. Sh. Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:06
LVV

Në Kosovë edhe raundi i dytë i votimeve dhe ballafaqimi në balotazh u zhvillua në një atmosferë, plotësisht të qetë dhe demokratike, duke u bërë shembull jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë i zgjedhjeve të të dy niveleve.

Kështu shprehet analisti politik Gani Qarri i cili shton se në këto zgjedhje edhe ndodhi befasia.

Ai thotë se, ishte fakti se për ndryshim nga zgjedhjet nacionale, përfundimi i votimeve, nëpër komuna, veçanërisht LVV-në, e la shumë të zhgënjyer me rezultatin.

Sipas tij, kjo bëri që kjo parti t’i shqyrtojë në hollësi dhe me seriozitet tejet të madh, shkaqet e këtij dështimi, ende pa kaluar një vit i plotë nga marrja e pushtetit dhe ardhja e saj në Qeveri, me mbi 50% të votave.

“Humbja e VV-së erdhi si pasojë e mos përmbushjes së premtimeve të dhëna me aq pompozitet për ndryshime, të cilat as pas tetë-nëntë muajsh, të kaluar të qeverisjes nuk po ndodhin në vend, gjë që solli te një rezultat i tillë zhgënjyes, i zgjedhjeve lokale dhe fitores erruptive të partive opozitare, krahasuar me zgjedhjet nacionale”, shprehet Qarri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, shkaku kryesor i humbjes së VV, krahasuar me suksesin në zgjedhjet nacionale, ende pa u mbushur një vit, nga mbajtja e tyre, ku LVV doli fituese e padiskutueshme me mbi 50% të votave në nivel vendi, “është pikërisht mosdiferencimi i qartë i Albin Kurtit dhe VV-së, nga feja dhe startimi i kësaj partie, në një shtet laik si Rpublika e Kosovës, me kandidatë gjysmë-fetar dhe gjysmë intelektual arabo-turkofil, që nga Prizreni me Mutaher Haskukën dhe Prishtina e deri në Rahovec, ku që të tre kandidatët e saj, pësuan debakël të merituar elektoral”.

Ky është një reagim, sipas tij, shumë i drejtë dhe plotësisht i arsyeshëm i elektorartit të irrituar në mbarë Kosovën.

“Me sjelljet e të parit të LVV-së Albin Kurtit i cili, pas defilimeve të tij, jo fort të largëta me projekte për mbulesa të femrës shqiptare, që nga mosha 13 vjeçare, në Prishtinë vendosi të kandidoi edhe me një ish ministër të dështuar, i cili kohën e ndar për punët në ministrinë shëndetësisë, mu në ditët kur popullata rrezikohej në masë nga pandemia me Covid-19, ai e hargjonte duke inskenuar ezane hoxhallarësh, në vend se të kryente si duhet detyrën me të cilën e pati shpërblyer kryeministri aktual në Qeverinë Kurti-1 dhe Kurti-2, duke quar në vdekje djem të ri hasreti, si Agon Musliu, i cili ishte nxënës i dalluar dhe djal i vetëm në familje”, potencon tutje ai.

Qarri thotë se vdekja e Musliut zgjoi irritimin e madh në Kosovë.

“Madje Agoni i mbyllur padrejtësisht, në konviktin numër 7, në Prishtinë, për të shpëtuar nga burgosja dhe izolimi i pasrsyeshëm, kishte kërkuar të vizitohej edhe nga një psikolog, mu ditën që vdiq, por duke mos marrë përgjigje, nga ish "ministri i shëndetësisë", Arben Vitia, ai duke mos parë rrugëdalje tjetër, nga frustërimi vendosi t’i ipte fund jetës, në moshën 26 vjeçare, duke u hedhur nga kati i 5-të, i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve, gjë që zgjoi irritimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës ndaj Arben Vitisë”, thotë ai.

Por përkundër të gjithave, Qarri thekson se, Kurti përzgjodhi pikërisht Arben Vitinë edhe si kandidat për të parin e Kryqytetit.

“Ndaj duke qenë se votuesi shqiptar, përfundimisht është lodhur nga hoxhallarët politik, të cilët po e dëmtojnë rëndë edhe imazhin e Republikës së Kosovës, para miqve tanë dhe mbështetësve të shtetitit tonë të ri, në arenën ndërkombëtare, konkurimi i LVV-së,  me gjysmë-hogjallarë si Vitia, gjysmë shqipfolës e turkofil si Mutaher Haskuka dhe V. Korenica, LVV e kishte të sigurtë dhe të paraprogramuar humbjen, të cilën e mori me plotë meritë”, thotë ai.

Kështu që, sipas Qarrit, nëse LVV nuk ndryshon, sa më parë, qasjen e gabuar ndaj qytetarëve dhe shtetit laik të Kosovës, si dhe vijon me lëndimin e ndjenjave kombëtare dhe traditave e dokeve shqiptare, e ka të garantuar jo vetëm humbjen në zgjedhjet e ardhshme nacionale, por edhe rrëzimin e parakohëshëm edhe nga qeverisja.

“Ai padrejtësisht me votat e shqiptarëve kombëdashës dhe atdhetar, të cilët nuk e kanë votuar z.Kurti as LVV-në për pamjen dhe "bukurinë" që kanë, por për premtimet për ndryshime, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat mjerisht edhe pas gati nëntë muajsh qeverisje, nuk po shihen as në horizont se do të ndodhin së shpejti, edhe nën qeverisjen e tyre”, përfundon Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat