Atentati ndaj tre heronjve shqiptarë në Gjermani. Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, mbetet një pikë e zezë në historinë e vendit tonë, shkruan “Bota sot”.
Kanë kaluar afër 4 dekada nga ky atentat dhe ende shteti i Kosovës nuk ka hapur zyrtarisht hetime për këtë rast.
Në lidhje me këtë çështje ka pas shumë persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Një pyetje tjetër, e shtruar me të drejtë, është se "A mund të hetohet edhe Ali Ahmeti, i përmendur për rastin e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, nga hetuesia e Kosovës?
Publicisti Idriz Zeqiraj foli për dyshiminmbi Ali Ahmeti për përfshirjen në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Zeqiraj përmendi disa dëshmi të të burgosurve politikë në burgun e Smrekonicës që e implikon edhe Ali Ahmetin.
“Të burgosurit politikë, të viteve `80-a, në burgun e Smrekovnicës, në Vushtëri, kanë denoncuar Ali Ahmetin, të sjellur nga burgu në Maqedoni, të cilin, eprorët e burgut, e dërgonin nëpër pavijone, për provokime e përgjime. Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski, e implikon kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në likuidimin e atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Gazetari i cituar ka publikuar edhe disa dokumente, por nuk dihet nëse janë origjinale. Ahmeti paraqitet si spiun i dyfishtë, me nofkën "Ibar". Megjithatë, sipas agjencisë të lajmeve INA, organet përkatëse ende nuk e kanë konfirmuar”, deklaroi ai.
Në vazhdim, publicist tha edhe disa dyshime shtesë mbi Ahmetin, të cilar janë edhe hyrje-daljet në Kosovë, në kohë zezonë, e që i ishte dhënë epiteti "skitalicë", bredhës i shpenguar.
“Për Ali Ahmetin ka edhe dyshime shtesë. Për hyrje-daljet në Kosovë, në kohë zezonë, i është dhënë epiteti "skitalicë", bredhës i shpenguar. Veç kësaj, ai ishte pjesë e Kryesisë të LPK-së, kur Hashim Thaçi, me klanin e Drenicës, në koordinim me Tiranën zyrtare social-komuniste, për ta sabotuar luftën e Kosovës, bëri puçin, brenda LPK-së, në Mërgatë. Hashimi, me drenicakët e tij, përjashtoi Kryesinë e vjetër të Lëvizjes, i akuzoi për tradhti, grabiti Fondin "Vendlindja thërret", fletushkën përçarëse antikombëtare "Zëri i Kosovës". Megjithatë, Ali Ahmeti heshti!”, theksoi Zeqiraj.
Gjithashtu, publicist tha se dyshimetu shtuan kur kryetari i BDI-së e mori për këshilltar të akuzuarin kryesor për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Zekës.
Ndër të tjera, ai përmendi edhe aferën “Kumanova” e cila tha se mbetet engimë e pazgjidhur.
“Dyshimi u shtua, kur Aliu mori për këshilltar politik, të akuzuarin kryesor për çështjen e Gërvallajve dhe Zeka. Kjo u lexua se kanë ndërvartësi krimiminale, për çështjen në fjalë, pra, i lidh krimi.
Afera e Kumanovës, mbetet gjithnjë enigmë e pa zgjidhur. Në mesin e djemëve të rinj, të pafajshëm, pjesë e aksionit, kanë qenë edhe disa të inkriminuar fort në Kosovë, në krime dhe haraç. Mediat e vitit 2015, kanë akuzuar disa syresh për dajak dhe haraç, në llogari të shefave partiak, komandantë zullumqarë, në krime dhe hajni zyrtare. Ali Ahmeti akuzohet se u erdhi në ndihmë, kolegëve të tij krye-partiakë, për t`i eliminuar disa nga ata, që ishin dëshmitarë potencialë të Hagës”, nënvizoiai.
Tutje, Zeqiraj u befasua nga qeveria gjermane e cila nuk ka e ka marrë seriozisht këtë rast dhe nuk i kanë bërë hetimet e duhura në këto vrasje.
Mirëpo, ai e tha faktin se sipas maksimës juridike, "krimit nuk i skadon afati".
“Habit sjellja e çuditshme, skajshëm indiferente, e palës gjermane për vrasjen e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. Ngjallë dyshimin e bazuar, se qeveria e socialsemokratëve, (SPD), nuk e bëri detyrën hetuese e zbuluese. Marrëdhëniet gjermano-jugosllave ishin fort të mira. Përndryshe, të paktën, në territorin gjerman kishte ndodhur krimi, aty ishin bashkëpunëtorët e UDB-së jugosllave dhe faktet nuk mungonin, deri sa një Komitet", grup i organizuar kriminal, terrorist, kishte dënuar me vdekje dy vëllezërit Gërvalla.
Ministrii Brendshëm, Kinkel, nga qeveria e SPD, më vonë edhe Ministër i Jashtëm, "nuk ua ka bërë shumë dert", as shqiptarëve, të cilët reaguan me kërkesa e protesta, për hetimin e çështjes, deri në zbulim, por, as Familjes Gërvalla!? Megjithatë, sipas maksimës juridike, "krimit nuk i skadon afati". Dhe, këtë po e dëshmojnë edhe gjyqet kundër nazistëve, në Evropë dhe Amerikë, edhe sot, pas 75 vitesh”, tha ndër të tjera Zeqiraj.
Në fund, publicisti kërkoi nga Qeveria e Kosovës duhet t`i jap fund heshtjes, për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të ndodhur 40 vite më parë.
“Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës duhet t`i jap fund heshtjes, për vrasjen e trefishtë, në Untengruppenbach të Shtutgartit, përkatësisht, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të ndodhur 40 vitë më parë. Një hetim serioz, do të arrinte zbulimin e shumëpritur, nga populli i Kosovës dhe Shqiptaria mbarë”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.