“Zbulohet” loja e Hashim Thaçit/ Naim Miftari tregon arsyen pse Gjykata Speciale nuk po i lëshon ish-krerët e UÇK-së?

Politika

“Zbulohet” loja e Hashim Thaçit/ Naim Miftari tregon arsyen pse Gjykata Speciale nuk po i lëshon ish-krerët e UÇK-së?

Nga: N. Sh. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:56
Ish-krerët e UÇK-së - Foto ilustrim "Bota sot"

Prokuroria Speciale e Tribunalit të Gjykatës Speciale në Hagë, nuk po beson në sistemin e drejtësisë në Kosovë, në këtë rast në Policinë e Kosovës për garantimin e ish-krerëve të UÇK-së që të mbrohen me kusht në Kosovës.

Për këtë mos besim të tyre ndaj organeve të drejtësisë në Kosovë, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se nuk është lajm i keq.

Miftari thekson se, dihet se organet e drejtësisë në Kosovë, Policia, AKI-ja, Prokuroria e Gjykatatë janë kontrolluar dhe vazhdojnë të kontrollohet edhe sot nga klani PRONTO.

Sipas tij, besimi në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë që i kemi në Kosovë ka rënë në një nivel tepër të ulët, prandaj shton se, Gjykata Speciale nuk ju ka besuar garancive të dhëna nga vendorët për arrestin shtëpiak të të akuzuarve për krime lufte.

Mos të harrojmë lojën që e bënte me gjykatat e EULEX-it, Sami Lushtaku me shokë, ku shumicën e kohës shtriheshin në spital kinse janë të sëmurë, kurse shumicën e kohës e kalonin nëpër shtëpitë dhe vilat e tyre, deri edhe në hotele duke u dëfryer, edhe pse do të duhej të ishin në burg në atë kohë. Mos të harrojmë se në ekipin e mbrojtjes të Hashim Thaçit pos disa avokatëve janë dhjetëra persona tjerë biznismena, deri te dy ish krerët e AKI-së që Hashim Thaçi e përdorte AKI-në si firmë private për t’i gjurmuar e spiunuar 24 orë në ditë telefonat dhe lëvizjet e personave që do mund të ishin dëshmitar potencial në Gjykatën Speciale, dhe që do të paraqitshin rrezik për kreun e klanit printo, Hashim Thaçin e Kadri Veselin”, thotë Miftari.

Ish-agjenti i SHK-ut, akuzon AKI-në se në vend që të ruante Kosovën nga BIA serbe dhe armiqtë, ishte shndërruar në avokaturën e Hashim Thaçit.

“Edhe drama me kasafortën e presidentit të vendit, kontrollin ilegalo-privat që i bëri AKI-ja dhe sekserët e Hashim Thaçit para se Vjosa Osmani të vendosej në zyrën e presidentit, jam i sigurt se ishte një skandal që nuk kishte kurrfarë rreziku nga KOFOR-i as nga EULEX-i, por pikërisht kishte të bëjë me të dhënat mbi dëshmitarët e Hagës që i mbante dhe i merrte informacionet ilegalisht dhe privatisht nga AKI-ja dhe Policia e Prontos, e të njëjtat ia jepnin Hashim Thaçit, i cili disa dëshmitarë të mundshëm i bëri këshilltarë të tij, e disa i punësojë nëpër PTK, disa i i shpërbleu me tenderë vetëm që të mos flasin”, shton ai.

Sipas tij, kishte raste edhe kur disa personave që tashmë ishin të vrarë iu dha tituj të heroit dhe dëshmoit të Kosovës.

“Pra, është rasti i Haki Imerit, ku një agjenti i AKI-s nga Klina aranzhoi shkuarjen e Thaçit te varri i Haki Imerit, dhe shpallja e tij si hero dhe betimi ose larja sipas kanunit me 100 pleq e me Kuran, çka një president i një shteti demokratik, evropian në shekullin e 21 nuk do ta bënte kurrë nëse do të ishte vetë i pastër”, potencon ai.

Sipas tij, këso lloj veprimesh është turp të ndërmerren edhe nga talibanët e Afganistanit, e jo nga një kryetar i një shteti Evropian që pretendon hyrjen në BE dhe në NATO.

“Thaçi ka vepruar njëjtë edhe me dy individ të LDK-së, njëri gazetar, që ishin arrestuar e mbajtur një periudhë gjatë luftës, por ishin liruar me iniciativën e Uiliam Vokerit. Ata të dy i kishte thirrur Presidenti Thaçi në takim privat dhe i kishte bindur të mos e akuzonin dhe dëshmitë e tyre u zhduken nga vet ata. Këto raste tregojnë se Gjykata Speciale e Kosovës me dhomat e specializuara në Hagë edhe kryeprokurori Smith kanë të drejtë të plotë që të mos iu besojnë organeve të drejtësisë, inteligjencës e rendit publik në Kosovë për raste serioze që duhet të trajtohen nga ana e tyre”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat