Plani i dyshimtë i Serbisë/ “Rama po nëpërkëmbë një popull të tërë për dëshirat e Vuçiqit”

Politika

Plani i dyshimtë i Serbisë/ “Rama po nëpërkëmbë një popull të tërë për dëshirat e Vuçiqit”

Nga: A.M. Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:07
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Sot në Tiranë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të “Ballkanit të Hapur”. 

Në këtë takim morën pjesë kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. 

Kësaj mbledhje i parapriu edhe një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku u kundërshtua ardhja e Vuçiqit në Shqipëri. 

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri komentoi vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Tiranë. 

Ai u shpreh se kjo vizitë e vërtetoi faktin se pavarësinë e Kosovës nuk po e lufton vetëm Vuçiqi, por edhe Rama. 

Image
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri

“Takimi i Edvin Kristaq Ramës dhe Vuçiqit në Tiranë, vërtetoi edhe njëherë më tepër, se pavarësinë e Kosovës, nuk po e lufton më vetëm krimineli Aleksandër Vuçiq dhe Serbia, por edhe vet Edvin Kristaq Rama. 

Ndërsa ajo që gëzoi pa masë të gjithë shqiptarët, është fakti se demonstratat madhështore të 20 dhjetorit, na kanë bindur plotësisht të gjithë neve, se në tradhtinë e individit Rama, kundër Kosovës, ai mbetet i vetëm dhe në të, nuk merr pjesë Shqipëria”, deklaroi analisti. 

Gjithashtu, Qarri e mbështeti protestën e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj vizitës së Vuçiqit, ku tha se “Ballkani i Hapur” është projekti më antishqiptar i mbështetur nga presidenti rus. 

“Siç dihet tanimë publikisht, "Ballkani i Hapur” është projekti më famëkeq antishqiptar i nxitur dhe përkrahur nga presidenti rus, Vlladimir Putini për krijimin e mini-Rusisë e të Serbisë së madhe, dhe rikthimin e ndikimit serbo-rus në Ballkan.  

Por megjithatë duke parë se Edvin Kristaq Rama, nuk po lë gur pa lëvizur, që në kurriz të Kosovës, ta ndërtojë Serbinë e madhe, duke futur brenda hartës së saj, që nga fillimi, pa pyetur shqiptarët edhe shtetin e pavarur të Kosovës, me synimin për ta rikthye serish hegjemonin e Serbisë, që është rreziku më i madh për destabilitetin e gjithë rajonit, me thirrjen e ish presidentit të Shqipërisë Dr. Sali Berisha, në Tiranë u mbajtën protestat më masive dhe të parat të deritanishme të këtyre përmasave kundër hegjemonisë serbe dhe në përkrahje të Republikës së Kosovës”, theksoi ai. 

Krahas kësaj, analisti konsideroi se Rama po mundohet që me forcë t`ua imponojë shqiptarëve, ministrin e kasapit Millosheviq, Aleksandër Vuçiqin për mik të Shqipërisë. 

“Madje përkundër faktit se mbështetës të këtij projekti famëkeq edhe anti-SHBA dhe anti-evro-perëndimor, kanë ngelur vetëm Vuçiqi dhe Edvini i Kristaqi Ramës, projekt të cilin edhe vet presidenti sllavo-maqedonas Pendarovski me rastin e vizitës në Kosovë, e cilësoi si plan të dyshimt të Serbisë, ani pse Zaevi, vijon ti shkojë pas Vuçiqit, "si Muça pas daive" edhe pse ai ka kohë që ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të FYROM-it, Edvin Kristaq Rama po mundohet që edhe me forcë t`ua imponojë shqiptarëve, ministrin e kasapit Millosheviq, Aleksandër Vuçiqin për mik të Shqipërisë, bashkë me të ashtuquajturin "Ballkan i Hapur" edhe pse atë, nuk e mbështetin SHBA as Evropa”, shpjegoi Qarri. 

Në vazhdim, ai vlerësoi se Rama po përpiqet ta marrë nëpër këmbë një popull të tërë, vetëm t’ia plotësoj dëshirat Vuçiqit. 

“Edvin Kristaq Rama, vetëm për të plotësuar teket e kriminelit Vuçiq, për izolimin e Kosovës, me çmendurinë e tij, prej gangsteri, po përpiqet ta marrë nëpër këmbë një popull të tërë, por me demonstratat e sotme madhështore, u dëshmua se Shqipëria është shumë më shumë se një individ, qoftë ai edhe i biri i "paprekshëm" i Kristaq Ramës. 

Kështu që një komb si shqiptarët, i cili ka qenë dhe mbetet gjithmonë në këmbë, për liritë, paqen dhe të drejtat e veta, dha edhe njëherë porosinë e qartë se nuk do të lejojë që të rishitet serish Kosova, nga elementet serbofil që ka rastis të qeverisin aktualisht me shtetin amë të shqiptarëve- Shqipërinë 

Edvin Kristaq Rama, për lekët që mund të ketë marrë nga Serbia për blerjen e zgjedhjeve në Shqipëri, po dëshmon se nuk ka kohë të punojë për të mirën e Shqipërisë as të shqiptarëve, përkundrazi, Rama dhe Vuçiq bashkërisht, po synojnë ti japin rolin dominues Serbisë së madhe në Ballkanin Perëndimor, që është dëshmuar, jo vetëm njëherë, se është ideja më e rrezikshme për gjakderdhje të reja dhe destabilizimin e gjithë rajonit”, nënvizoi analisti. 

Kurse, Qarri  deklaroi se protesta e mbajtur në Tiranë ia dëshmoi Ramës se kur cenohet cilado pjesë e kombit dhe çështja shqiptare, të gjithë shqiptarët dinë të bëhen bashkë. 

“Por nga protestat madhështore të 20 dhjetorit në Tiranë, besoj që edhe Edvin Kristaq Rama përfundimisht ta ketë kuptuar, se ashtu siç bashkoi ajo, personalitetet më të shquara të Shqipërisë dhe Kosovës, dëshmoi edhe një herë më tepër, se kur cenohet cilado pjesë e kombit dhe çështja shqiptare, të gjithë shqiptarët dinë të bëhen bashkë dhe ta ndalin me çdo kusht këtë projekt famëkeq dhe çfarëdo aventure tjetër serbo-sllave, të orientuar me ndërmjetësimin e Ramës, kundër shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare”, potencoi ai. 

Krejt në fund, analisti tha se ky ishte një tubim madhështor vërtetoi se Shqipëria dhe Kosova, janë dhe do të mbeten gjithmonë. 

“Tubimi madhështor i shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Iliridës dhe të gjitha trojeve shqiptare në Tirane, vërtetoi po-ashtu se Shqipëria dhe Kosova, janë dhe do të mbeten gjithmonë Një, kurse tradhtia e hapur, që Edvin Kristaq Rama po mundohet ti bëjë prapa shpine Kosovës, do të mbetet përgjithmonë e vetmuar dhe në vijimësi do të ballafaqohet me kundërshtimin më të fuqishëm, të të gjithë shqiptarëve, që është edhe garancia e vërtetë, se edhe në të ardhmen, në zemrat e atyre që e ndjejn veten shqiptar, do të paravalojë gjithmonë mbrojtja e vendosur e Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat