Pas alarmit për bombë në Stacionin e Autobusëve, flasin nga Policia për “Bota sot”

Politika

Pas alarmit për bombë në Stacionin e Autobusëve, flasin nga Policia për “Bota sot”

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Stacioni i Autobusëve

Sot, Policia e Kosovës evakuoi udhëtarët në Stacionin e Autobusëve në Prishtine.

Kjo ndodhi, pasi që Policia kishte marr një telefonat, ku një person alarmoi se kishte vendosur një mjet shpërthyes në Stacion.

Polica për disa orë ka mbajtur të bllokuar Stacionin.

Lidhur me këtë rast, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e dhënë nga Policia shprehen se nuk është gjetur asnjë e dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, kanë njoftuar se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

“Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat