‘Hakmarrja’ e Kurtit ndaj Haradinajt/ Analisti tregon pse kreu i AAK-së kritikon kryeministrin

Politika

‘Hakmarrja’ e Kurtit ndaj Haradinajt/ Analisti tregon pse kreu i AAK-së kritikon kryeministrin

Nga: A.M. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 22:49
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj - Ilustrim "Bota sot"

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është një nga opozitarët më të zëshëm kundër qeverisë Kurti.

Që nga ardhje e Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës, Haradinaj nuk i ka ndalur kritikat dhe akuzat ndaj tij.

Së fundi, ai kritikoi edhe qasjen e Kurtit ndaj invalidëve të luftës.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” tha se Ramush Haradinaj është kalorësi i fundit i mbetur nga garda e vjetër.

Ai vlerësoi se Haradinaj ka mbetur i vetëm, ku po mundohet t’i rregullojë punët e pista që i bëri me grupin e tij.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Ramushi Harajdinaj ka mbetur kalorësi i fundit nga garda e vjetër. S’ka kush ia mbushë mendjen të tërhiqet nga politika dhe lakmia për pushtet. Por, sikur Hashimi, Veseli, Mustafa e shumë të tjerë ia ka pa ‘hajrin’ politikës, pasi pa u munduar shumë e bëri këtë pasuri. Disa liderë tjerë të korruptuar i rrëzoi për tokë sovrani. Ka mbetur Ramushi i vetëm për t’i rregullojë punët e pista që i bëri me grupi i tij me keq qeverisje, hajni dhe plaçkitje”, deklaroi ai.

Në vazhdim, Maxharraj konsideroi se subjekti i Haradinajt, AAK është vetëm një pari lokale e Rrethit të Dukagjinit, e cila asnjëherë nuk erdhi në pushtet me forcat e saj.

“Ramush Harajdinajt edhe nuk po i shkon puna aq mirë në politikë, asnjëherë nuk po mund ta rrit grupin e tij, pasi që partia e tij (AAK) më shumë njihet si parti lokale e Dukagjinit, ku vetëm atje e fiton ndonjë deputet. Ramushi me partinë e tij kurrë nuk erdhi në pushtet dinjitetshëm me forcën e partisë së tij, por gjithmonë shërbente si patericë për t’i mbyll vrimat e partive tjera për krijimin e qeverisë, më së shumti ishte patericë e PDK-së duke krijuar PAN-in e famshëm”, potencoi analisti.

Sipas tij, dështimi më i madh i Haradinajt në karrierën e tij është nënshkrimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Madje, ai shprehu dyshime nëse Haradinaj u mashtrua nga posti i kryeministrit apo nga Thaçi dhe Mustafa.

“Dështimin më të madh, me çka edhe humbi të gjithë autoritetin e vetë ishte kur pas tri viteve të protestave për mos lejimin e demarkacionit me Malin e Zi, PDK me Thaçin dhe Veselin e mashtruan duke ia premtuar pa meritueshëm pozitën e kryeministrit. Me këtë rast edhe e ‘hëngër karremin’, si u bë kryeministër e nënshkroi demarkacionin me Malin e Zi duke u bazuar krye këput në mashtrimet që ia bëri Thaçi. Megjithatë, mbetet e paqartë se a e mashtruan Ramushin apo u mashtrua i ngazëllyer pas pozitës së kryeministrit. Si duket e vërtet është kjo e dyta”, theksoi Maxharraj.

Në fund, analisti nga Amerika tha se të gjitha kritikate Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti, janëhakmarrje përzbulimin e skandaleve gjatë qeverisjes së tij.

“Por, Ramushi njihet edhe si dashamirë i rritjes së listave të veteranëve të luftës, e cila ne Kosovë arriti në 60 mijë, kurse analizat dhe faktet treguan se Kosova nuk kishte më shumë se sa 18 mijë ushtarë aktiv. Këtë e kanë bërë për shkak të votave, kjo është e qartë. Sot, Ramush Haradinaj është në opozitë, ani pse hiq nuk po i pëlqen të qëndrojë aty, ku kësisoj po vazhdon të kritikojë në çdo gjë që bënë qeveria Kurti. Kritikat e tij drejtuar qeverisë Kurti II janë banale, si hakmarrje me shumë për skandalet dhe aferatqë po ia zbulon gjatë qeverisjes së tij të keqe me PAN-istët e tjerë”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat