Revolucioni digjital i ekonomisë, ndalimi i kriptovalutave/ Konfiskim pajisjesh dhe varfërim!

Politika

Revolucioni digjital i ekonomisë, ndalimi i kriptovalutave/ Konfiskim pajisjesh dhe varfërim!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 12 janar 2022 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Kriza energjetike në Kosovë si duket e përshpejtoi procesin e luftimit të prodhimit të kriptovalutave.

E, gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

“Duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik, i cili u themelua javën e fundit të dhjetorit 2021 për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”, kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar ministrja Artanë Rizvanolli.

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione kundër prodhimit të kriptovalutave, madje duke i konfiskuar pajisjet.

Konfiskimi i këtyre aparateve është bërë në Prishtinë, Podujevë, Vushtrri dhe Mitrovicën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat