Dialogu Kosovë-Serbi, ja çfarë e bllokon atë dhe shtyn marrëveshjen finale

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi, ja çfarë e bllokon atë dhe shtyn marrëveshjen finale

Nga: G.B Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:32
Takimi në Bruksel

Asociacioni i komunave me shumicë serbe ishte shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Por pavarësisht kësaj, Serbia insiston në formimin e tij nga ana e Kosovës.

Kjo e fundit e kundërshton dhe thotë se nuk do ta formojë, gjë që duhet ta bëjë, derisa dhe është antikushtetues.

Natyrisht që mospajtimet për këtë kanë ndikuar në dialogun me Serbinë, i cili ka kohë që nuk ka pasur përparim apo takim në mes të dyja shteteve.

Natyrisht që kjo e shtyn atë dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se marrëveshje duket tejet larg e afër nuk mund të shihet as një takim në mes të Kurtit dhe Vuçiq, derisa ky i fundit kërcënon edhe me intervenim ushtarak.

Image
Gani Qarri

“Marrëveshja me Serbinë, duke parë agresivitetin e kriminelit Aleksandër Vuçiq, i cili nuk heziton që përveç përdorimit të bandave kriminale për tensionimin e situatës në Veri, të kërcënojë Kosovën edhe me intervenim ushtarak, duke vendosur ushtrinë në pozicione lufte, në kufijtë e Kosovës vetëm për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për targa, nga vet ana e Serbisë, jo vetëm që nuk është askund afër, por vështirë të pritet, se së shpejti do të ketë edhe takim të drejtpërdrejtë në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në kryeqendrën e BE-së në Brukel, sidomos tani kur po afrohen zgjedhjet presidenciale në Serbi, nëse Vuçiq nuk sheh se me këtë akt, mund të fitoj poenë politik, për rritjen e përqindjes së votave për vete, në zgjedhjet për të parin e shtetit serb”, është shprehur ai.

Sipas Qarrit, dialogu ka pësuar fiasko për shkak të agresivitetit të Vuçiqit, derisa dëshiron të gjitha për serbët në Kosovë ndërsa që shqiptarët në Serbi s’kanë as të drejtat elementare.

“Madje edhe vet dialogu ndërmjet të dy vendeve ka pësuar fiasko totale, pikërisht për shkak të agresivitetit të Vuçiqit dhe ministrave të tij serb, për t’i imponuar Kosovës çdo gjë, pa u ofruar shqiptarëve nën Serbi asgjë, madje as të drejtat më elementaret siç është mësimi në gjuhën amtare shqipe, nëpër shkolla, duke ua ndaluar edhe abetaren për fillestarët, flamurin dhe simbolet kombëtare, deri te shlyerja e adresave të mijëra shqiptarëve, në trojet e veta etnike, gjithandej Kosovës Lindore, që nga Medvegja e Bujanoci deri në Preshevën e banuar me mbi 95% shqiptar autokton”, ka vlerësuar analisti.

Ai ka theksuar se dialogun e bllokon tërësisht asociacioni të cilin e kërkojnë me ngulm, i cili thotë se është hedhur poshtë me plot të drejtë, por që për këtë do të duhej marrë dënimin për tradhti ndaj shtetit Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

“Për aq më tepër marrëveshjen finale e shtyn dhe bllokon tërësisht, asociacioni i shpifur një etnik serb, për të cilin pa asnjë të drejtë këmbëngulë Serbia, duke e ditur se si akt i kundërligjshëm që është, në Kosovë me plot të drejtë është hedhur poshtë, dhe shpallur i papranueshëm e jo kushtetues, pasi që bie në kundërshtim me mbi 23 nene të Kushtetutës tonë, akt për të cilin nuk mund të fajësohet vetëm Serbia, por në bankën e të akuzuarve penal, do duhej të vendoseshin urgjentisht argatët e saj, të cilët me vetëdije shkelën ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, për të favorizuar për interesa të veta personale, bandat kriminale serbe në Veri dhe vet Serbinë hegjemoniste duke e miratuar edhe në Kuvend këtë marrëveshje kundërkushtetuese, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, të cilët do duhej të merrnin dënimin e merituar për tradhti të lart ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës”, ka deklaruar Gani Qarri për gazetën “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat