Çdo tentim i “ripushtimit” të veriut të Kosovës do të ketë pasoja fatale për Serbinë

Politika

Çdo tentim i “ripushtimit” të veriut të Kosovës do të ketë pasoja fatale për Serbinë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 28 janar 2022 Në ora: 08:10
Ilustrim

Forcat ushtarake ruse janë grumbulluar në të tre anët e kufirit me Ukrainën.

Sipas raportimeve të vazhdueshme atje në çdo çast mund të fillojë një ndërhyrje ushtarake, e cila mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për Ukrainën, por edhe për pozitën gjeo-strategjike të shumë vendeve të tjera europiane, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Paralel me krizën në Ukrainë të shkaktuar nga Rusia kanë ardhur edhe kërcënimet nga krerët e shtetit serb.

Ndërsa, Rusia po përpiqet me forcë dhe kërcënime për rivendosje të autoritetit rus në Evropën Lindore, duket se qëllimi i Serbisë është një “ripushtim” i Kosovës.

Ditë më parë, kryeshefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, ka thënë se nëse ushtria e Kosovës shkon në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR-it, do të ndërhyjë ushtria serbe.

Sipas tij, në veri nuk përjashtohen aksionet e Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se “Ushtria e Serbisë do të reagojë në përpjekje të këtilla”.
Nga ana tjetër, Serbia në vazhdimësi po armatoset nga Rusia me armë mjaft të sofistikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat