Vuçiqi i “dobët” përballë Kurtit – analistët flasin për bisedimet Kosovë-Serbi

Politika

Vuçiqi i “dobët” përballë Kurtit – analistët flasin për bisedimet Kosovë-Serbi

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 11 shkurt 2022 Në ora: 19:35
Albin Kurti dhe Aleksndar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Dialogu Kosovë – Serbi mbetet ende një temë e pazgjidhur, tash e shumë vite.

Ky dialog mes dy vendeve ka filluar shumë kohë më parë, mirëpo arritja e një marrëveshje për normalizim raportesh, por që po e refuzon Serbia në vazhdimësi, duke i shpallur të dështuara si bisedimet në Vjenë. 

Mirëpo, së fundmi të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, kanë vizituar Kosovën më pas edhe Serbinë.

Bisedat me të dërguarit, i ka cilësuar të vështira presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nuk tregoi detaje më shumë.

Vuçiq ndër të tjera ka thënë se është i gatshëm të flasë me Kurtin, përcjell “Bota sot”.

Qëllimi kryesor i udhëtimit të dy emisarëve në Kosovë dhe Serbi, është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.

Duhet theksuar që Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë bëri me dije që nuk do të ketë një “Republikë serbe” në Kosovë.

Kujtojmë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat