“Kurthi i dështoi te LDK dhe PDK”/ Ky është skenari i Dardan Molliqajt

Politika

“Kurthi i dështoi te LDK dhe PDK”/ Ky është skenari i Dardan Molliqajt

Nga: P.R Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:59
Dardan Molliqaj

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka ftuar në takim partitë politike, sipas tij, me qellim që të koordinohen për veprime kundër Qeverisë Kurti dhe krijimin e një fronti opozitar, ani pse PSD nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Të dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia demokratike e Kosovës refuzuan që të bëhen pjesë e këtij takimi.

Molliqajt në takim i shkoi vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate, e cila në zgjedhjet e fundi dështoi që ta kalojë pragun zgjedhor.

E këto tri parti, PSD-AAK-Nisma kanë vendosur që të bashkohen në një front për çështjen e rrymës, madje duke paralajmëruar edhe protesta.

Por ftesën e Molliqajt për krijimin e një fronti opozitar po e quan kurth analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Dardani është pa fuqi, po tenton që fuqinë e mbështetjes së partive të mëdha ta përdor për qëllime të tyre. Këtë lojë të Dardanit duket se e kanë kuptuar LDK dhe PDK, andaj dhe kanë refuzuar ftesën për takim. AAK është e njohur për rënin në kurthe, parti e papjekur politikisht andaj edhe bie në çdo grackë”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, në këtë kurthi, Molliqajt nuk po i funksionon tek LDK dhe PDK.

“Kurthi i Dardan Molliqajt nuk po i funksionon tek LDK dhe PDK, viktimë e saj janë AAK dhe NISMA tanimë e shuar. Dështakët në krye me Dardan Molliqajt janë mbledhur bashkë për të qarë hallet, me kurthe gjoja për të rrëzuar qeverinë. Nuk rrëzohet muri duke i mëshuar me kokë”, shprehet analisti Mehmeti.

Më tej, ai thotë se Dardan Molliqaj po synon që ta kopjojë kryeministrin Kurti.

“Dardani është kopje e zbehtë e Albinit, një dështak që mundohet të përfitojë në kurriz të të tjerëve. Mjerë ata që bien pre e mashtrimit të këtij dështaku”.

Për fund, Mehmeti deklaron se skenari i kreut të PSD-së është tensionimi i situatës politike në Kosovë.

“Patjetër, ky është person i dështuar, dështakët përmes tensioneve synojnë të mbesin “gjallë” në politikë. Skenari tij është të bëj të gjithë kundër Albinit duke marr bajrakun, synon të destabili gjendjen për të akuzuar pastaj qeverinë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat