“Koha është për veprime ushtarake okupuese”/ Kundërpërgjigjja për luftën speciale të Serbisë për të hapur front të ri në Ballkan

Politika

“Koha është për veprime ushtarake okupuese”/ Kundërpërgjigjja për luftën speciale të Serbisë për të hapur front të ri në Ballkan

Nga: A.SH Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:20
FSK

Serbia dje votoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë, por ritheksoi qëndrimin e saj se nuk do të vendos sanksione kundër Kremlinit.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha të mërkurën në mbrëmje se vendi i tij nuk do të dërgojë armë në Ukrainë dhe as nuk do të lejojë kalimin e armëve “që dërgohen në zonat e luftës”.

Por ai shprehu edhe një shqetësim duke deklaruar se ndër nismat e radhës mund të jetë përjashtimi i Rusisë nga Kombet e Bashkuara dhe pas kësaj “mbetet trysnia mbi Kinën për ta ndryshuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Pas një ndryshimi të tillë nuk do të kemi asnjë bazë ligjore mbi të cilën të thirremi në të drejtën ndërkombëtare dhe të ruajmë integritetin tonë territorial, siç e kemi sot dhe pastaj do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ato vende të NATO-s dhe BE-së, që nuk e kanë bërë këtë deri më tani”.

Lidhur me këtë profesori dhe jursiti Muhamet Kelmendi në një prononcim “Bota sot” me këtë luftë është dobësuar pozita e Serbisë duke thënë se kjo pozitë e tillë është shumë e rrezikshme.

“Me luftën në Ukrainë, përkatësisht me agresionin rus kundër Ukrainës, është dobësuar shumë pozita e miqve rus, këndej edhe të Serbisë. Kjo pozitë e dobësuar e Serbisë është shumë e rrezikshme, sepse krijon mundësi të hapjes së frontit të ri në Ballkan, duke bërë agresio mbi Kosovën, shteti serb. Këtu është shumë e rrezikshmja e çështjes aktuale”, ka thënë ai.

Sipas tij, situata është e tensionuar dhe në Këshill nuk është çështja e përjashtimit të Rusisë nga anëtarësia e OKB-së, por edhe nëse ndodh një veprim i tillë, merret nga ana e KS ose nga AP e OKB-së. Ai thotë se kjo mund të ngjallë rrezik edhe më të madh dhe ndarje të shteteve.

“Natyrisht se pas vendimit unanim të dënimit të agresionit rus ndaj Ukrainës nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, çështja ka marrë kahje edhe më të rrezikshme për Evropën dhe natyrisht për Ballkanin e më gjerë. Dënimi me shumicë të votave, vetëm 4 kundër dhe rreth 30 abstenime, ndikon dukshëm në rritjen e rrezikut. Këtu nuk është çështja e përjashtimit të Rusisë nga anëtarësia e OKB-së. E nëse ndodh një veprim i tillë, vendimi duhet të merret nga ana e KS ose nga AP e OKB-së. Dhe, nëse ndodhë kjo, rreziku për përmasa të gjera të luftës, rritet. Flakët e luftës do të shpërndahen me shume anë të globit. Ndarja e botës në dy anë bëhet e domosdoshme. Në anën e Rusisë do të jetë Kina. Nuk dihet se nga do të shkojë India. Ndërsa, ana tjetër, me perëndimin dhe me SHBA-të. Por, mjafton kjo ndarje. Në këtë gjendje nuk i duhet më askujt asnjë territor. Nuk dihen zhvillimet dhe përfundimet janë të rënda. Do të digjet çdo gjë. Shteti kriminal serb e dinë këtë”, sqaron ai.

Zyrtarët e në Beograd po aludojnë në rrethanat e mundshme zhvillimore, duke shtuar se pushtimi dhe vetëm pushtimi i Kosovës është në kokat kriminale serbe. Sipas Klemendit, deklaratat e Presidentit serb,Vuçiç, duhet të merren seriozisht në Prishtinë, në Sarajevë, në Podgoricë, në Shkup e në Tiranë sepse kriminelët veprojnë m’u atëherë kur mendohet se nuk duhet të hynë në luftë.

“Zyrtarët në Beograd në vend që të njohin shtetin Kosovën, për të mos patur vatër lufte, aludojnë tek rrethanat e mundshme zhvillimore. Për ta nuk ka rëndësi zhdukja e përgjithshme e njerëzimit. Pushtimi dhe vetëm pushtimi i Kosovës është në kokat kriminale serbe. Nëse çështja shkon sipas mendimit serbomadh, rrethanat mendohet në Beograd së ndryshojnë. Por, si do të veprojë Rusia dhe Kina. Këto shkojnë bashkë. Edhe më tutje mbetet Kina në KS të OKB-së. E Rusia vepron, vepron me mjete konvensionale dhe jo konvensionale. Flakë do të ndizet bota. E këtu nuk ka më rëndësi OKB-ja. E nëse po, në KS është ende vetoja e Kinës. Mendohet kështu nga Beogradi, jo pse kështu bëhet, sepse kështu humb çdo gjë, por pse kjo është një luftë speciale e Serbisë për të hapur front të ri në Ballkan. Deklaratat e Presidentit serb,Vuçiç, duhet të merren seriozisht në Prishtinë, në Sarajevë, në Podgoricë, në Shkup e në Tiranë. Kriminelët veprojnë mu atëherë kur mendohet se nuk duhet të hynë në luftë. Serbia është e rrezikshme. Koha është për veprime ushtarake okupuese. Serbia mund të veproj”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat