Zgjedhjet serbe po afrohen, paralajmërohen veprime kriminale me 3 prill

Politika

Zgjedhjet serbe po afrohen, paralajmërohen veprime kriminale me 3 prill

Nga: A.M. Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:35
Mitrovicë

Këtë të diele priten të mbahen zgjedhjet në Serbi. Këto zgjedhje ishin planifikuar që ta mbahen edhe në Kosovë.

Por, një gjë e tillë është ndaluar nga Qeveria e Kosovës.

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se mund të ketë veprime kriminale shtetit të Kosovës më 3 prill.

“Zgjedhjet e 3 prillit mund të jenë në komunat serbe, e sidomos në veri të Kosovës, shumë domethënëse për kryerjen e veprimeve kriminale kundër shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Por, sipas tij nuk mund të kryhet ndonjë veprim kriminale pasi që Kosova për këto arsye.

“Këtu buron edhe dërgimi nga Bashkimi Evropian i Njësisë Policore të Specializuara Rezerve në përbërje prej 92 pjesëtareve në Kosovë. Sipas një plani operacional duket kështu siguria në Kosove. Veprohet kryesisht nga organet e shtetit të Kosovës. Në ndihmë shkohet nga policet e specializuar të EULEX dhe KFOR është organi i tretë që vepron në Kosovë. Përkundër kësaj nuk mendoj se nëse vije tek veprimet kriminale serbe dhe agresioni serbo-rus se mund të kufizohen masat dhe mjetet mbrojtëse”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat