“Spiuni i gërditshëm i Jovica Stanishiqit”/ Ja pse Baton Haxhiu është i acaruar me Albin Kurtin

Politika

“Spiuni i gërditshëm i Jovica Stanishiqit”/ Ja pse Baton Haxhiu është i acaruar me Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 29 prill 2022 Në ora: 22:01
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Argati i Hashim Thaçit, Baton Haxhiu, përmes një shkrimi autorial ka sulmuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke i dal në mbështetje shefit të tij, Hashim Thaçit, i cili po qëndron i burgosur në Hagë, ku nga Gjykata Speciale akuzohet edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

Sipas Baton Haxhiut, Lëvizja Vetëvendosje i frikësohet Hashim Thaçit, edhe si viktimë, ashtu siç e konsideron Haxhiu Thaçin.

“S’ka njeri më të shurdhër se sa ai që s’do të dëgjojë. Dhe ky sindrom është brenda figurës së Abin Kurtit. Qëllimi i tij është pushteti. Brenda këtij qëllimi, ai nuk e ka pasurimin e tij personal dhe as nuk projekton diçka tjetër. Dhe, qëllimin e ekzistencën e tij i projekton në pushtet. Hashim Thaçi, në sytë e tij, është njeriu i vetëm që ia rrezikon qëllimin. Prandaj, s’është e nevojshme të habiteni kur lexoni deklaratën e Vetëvendosjes të ditës së djeshme. Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk patën asnjë fjali për Dick Marty-n, edhe pse të bindur se, po të bënin fushatë për atë që i kishte ndodhur gjatë këtyre ditëve, çdo deklarim i kryeministrit do të ishte fushatë e mirë për Kosovën dhe Hashim Thaçin. Por, vetëm fakti se duhet të shfajësohet Thaçi, Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin e pengon çdo fjali që e çon në përmendjen e emrit të tij”, ka shkruar ndër tjerash ditë më parë Baton Haxhiu.

Image
Gani Qarri

E sulmet e Baton Haxhiut ndaj kryeministrit Kurti, po i kritikon ashpër analisti politik, Gani Qarri, i cili Haxhiun e quan spiun të Jovica Stanishiqit.

“Spiuni i gërditshëm i Jovica Stanishiqit dhe Serbisë hegjemoniste të Aleksandër Vuçiqit, Baton Haxhiu, që tash e sa kohë ka marrë azil dhe strehohet nga Edvin Kristaq Rama, në Shqipëri, atakon Kosovën e udhëheqjen e saj edhe nga atje dhe përmes një shkrimi ka sulmuar përsëri kryeministrin Albin Kurti, duke i dalë në mbrojtje kuislingut Hashim Thaçi pikërisht në 9 vjetorin e nënshkrimit kundërligjor të asociacionit kundërkushtetues një etnik serb, problem ky, që tash e sa kohë ka bllokuar edhe dialogun me Serbinë”, thotë Qarri.

Sipas tij, jo vetëm Vetëvendosje, por e gjithë Kosova duhet t’i frikësohet ende Hashim Thaçit, kur merret parasysh historia e tij.

“Për aq më tepër, ashtu siç shprehet nxënësi i Jovica Stanishiqit, ish ministrit të brendshëm të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, Baton Haxhiu, në fakt VV vërtetë duhet t’i frikësohet Thaçit, edhe si viktimë, për shkak të aventurave të tij për ndarjen e Kosovës, të cilat vazhdojnë i mbajnë gjallë me besnikëri edhe sot, argatët e kuislingut Thaçi nga PDK, duke përsëritur herë pas here kërkesën makabre për ndarjen e vendit dhe faljen e veriut, Serbisë okupatore”, thekson Qarri.

“Madje sa herë në Kosovë, ndodhin vizita diplomatësh të lartë ndërkombëtar dhe ngjarje me rëndësi, Vlora Çitaku, Ram Buja etj, janë të parët që hidhen me kërkesën për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë hegjemoniste, prandaj nuk është më, se vetëm Kurti dhe VV ka frikë, por frikë nga ndarja, ka i gjithë populli i Kosovës, tek i cili dita e ditës, po rritet brenga nga dashamirësia e madhe jo vetëm e Baton Haxhiut por edhe e eksponentëve kryesor të PDK-së, me Aleksandër Vuçiqin dhe armiqësia e hapur e tyre kundër vendit të vet, duke insistuar me çdo kusht në ndarjen dhe ricopëtimin e Kosovës”, shton Gani Qarri për “Bota sot”.

Më tej, Qarri tregon dhe arsyet, pse sipas tij Baton Haxhiu është i acaruar me kryeministrin Kurti.

“Kështu që moslejimi i bosnjëzimit të Kosovës nga Kurti me formimin e "republikës srpska", sipas marrëveshjeve Thaçi, Mustafa dhe Vuçiq, të cilat i ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e vendit, mospranimi i z.Kurti që Kosova të trajtohet si krahinë e Serbisë, ku e ka degraduar kuislingu Thaçi me vendosjen e "fusnotës", mbi statusin e shtetit të pavarur të Kosovës, duke e kthyer Kosovën në vend me status të pa definuar politik, si dhe hapja së fundi, e fondit të sigurisë për forcimin dhe armatosjen e ushtrisë së Kosovës, duke ua prishur të gjitha planet kuislingut Thaçi dhe kriminelit Vuçiq për ndarjen e Kosovës, e ka acaruar deri në atë shkallë spiunin e Serbisë, Baton Haxhiun sa ai fortifikuar në bunkerët prej letre të Edvin Kristaq Ramës, edhe nga Tirana vazhdon ta sulmojë pareshtur Kurtin dhe Qeverinë aktuale të Kosovës”, nënvizon Qarri.

Ai thekson se frika e Baton Haxhiut është se po zbulohet se ka qenë ndërmjetësues i Thaçit dhe Vuçiqit. Sipas Qarrit, Baton Haxhiu ka marr në mbrojtje njeriun e akuzuar edhe për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së.

“Madje sjelljet e Baton Haxhiut bëhen edhe më skandaloze, nga frika se rënia e planeve të Thaçit dhe Vuçiqit, do t’i zbulonte edhe ndërmjetësimet dhe idetë e tij, për ndarjen e Kosovës, prandaj ai nga kryeqyteti i vendit tonë amë, në vijimësi i del krahë e mbështet publikisht planet e Vuçiqit dhe merr në mbrojtje njeriun e akuzuar për vrasjen e shqiptarëve përfshi edhe anëtarë të LDK-së, për çka Qeveria Kurti do duhej t’i drejtonte një notë të ashpër proteste Edi Ramës dhe të kërkonte kthimin urgjent të spiunit serb, Baton Haxhiu për vendosjen para drejtësisë për spiunazh në dobi të një shteti okupator si Serbia fashiste dhe të gjitha veprimet e tij antikombëtare e antishtetërore, qysh para lufte, që përfundimisht të sanksionohet nga liria dhe të marrë dënimin meritor sipas ligjeve të Kosovës”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat