Pse nuk është luftuar krimi i organizuar? Flet Naim Miftari: Ky është problemi i Qeverisë Kurti

Politika

Pse nuk është luftuar krimi i organizuar? Flet Naim Miftari: Ky është problemi i Qeverisë Kurti

Nga: N. Sh. Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:00
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelin e lartë në Kosovë.

Miftari thotë se, problemi i pastrimit të organeve shtetërore gjyqësi, prokurori dhe polici, do të thotë atyre të sundimit të ligjit por edhe i organeve ligjvënëse, nga dora e krimit të organizuar që në Kosovë është i lidhur këmbë e krye me parti politike dhe me politikanët e korruptuar.

Sipas tij, kjo është një çështje jetike që duhet të trajtohet me prioritet.

“Kjo është çështja me jetike për të qenë Kosova shtet juridik dhe shtet funksional, do të thotë shtet serioz ku sundon ligji. Prandaj duhet gjetur mënyrën më urgjente ligjore të pastrimit të gjyqësorit, prokurorisë, policisë dhe të inteligjencës nga zyrtarët e korruptuar dhe nga sekserët e kukullat e politikanëve të korruptuar që i kanë vendosur në pika kyçe shtetërore njerëzit e tyre, sekserët e tyre që e kanë për detyrë ta mbrojnë politikanin e korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar, për ta mbrojtur atë nga ligji, nga ndjekja prej drejtësisë”, thotë Miftari.

Sipas tij, qeveria Kurti po ka shumë telashe, sidomos Ministria e Drejtësisë, që t’i pastroj vetë organet e drejtësisë nga krimi i organizuar.

Është momenti dhe treni i fundit që shteti, qeveria e Kosovës t’i pastron organet e ligjit nga mafia dhe nga sekserët, për të vendosur zyrtar meritor, njerëz që e mbrojnë vetëm ligjin dhe shtetin e Kosovës pasi deri sot ligji të ka atakuar vetëm nëse je korruptuar me dhjetëra, nëse ke vjedhura para të imta, por nëse ke vjedhur miliona, dhjetëra miliona e besa edhe qindra miliona euro ligji në Kosovë nuk ka ekzistuar fare”, shprehet ai.

Ai thotë se ka prokurorë që janë t ëlidhur me krimin e organizuar në Kosovë.

“Kjo praktikë e mos luftimit të krimit ka vazhduar kështu deri më tash, pasi prokurorët e grabovcave, SHIK-ut dhe ish-komunistëve e të krimit të organizuar politik janë vet pjesë e krimit të organizuar edhe përkundër tentimeve të pandalura të KGK-së dhe KPK-së, pas as aty nuk ka vullnet veprimi serioz”, pohon ai.

Ai shprehet se, KPK dhe KGJK janë organe kukulla të krimit të organizuar.

“Ato janë të krijuara enkas për ta kapur e kontrolluar sistemin e drejtësisë në Kosovë, tentimet e tyre janë që edhe ata kryeprokuror, prokuror e gjyqtar që ju ka ardhur fundi i mandatit të tyre tentojnë tani me çdo kusht ti zëvendësojnë prapë me kukulla te tyre që do t’i mbronin shefat e tyre nga nëntoka politike e Kosovës. Prandaj pastrimi i organeve shtetërore të ligjit dhe dënimi i prokurorëve e zyrtarëve tjerë shtetëror të korruptuar është çështje jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat